Në bazë të vendimit të Parlamentit, KQZ ndan fondet e fushatës për secilën parti, bazuar mbi formulën që votuan deputetët në Kuvend. Kështu Partia Demokratike përfiton mbi 15 milion lekë për fushatë,ndërsa Partia Socialiste mbi 12 milion lekë.
Në total, Parlamenti vendosi t’iu japë partive politike për të zhvilluar fushatën e tyre elektorale 65 milion leke. Vendim që do të materializohet këto ditë nga Ministria e Financave, pasi KQZ të firmosë edhe për listat e deputetëve.
Ajo ç’ka bie në sy nga kjo ndarje është se Partia Republikane dhe Partia Social Demokrate pritet të jenë dy partitë që do të marrin fonde të konsiderueshme për fushatën zgjedhore. Ky avantazh i këtyre dy partive politike vjen si rezultat i zgjedhjeve të 2005, pasi PR kishte në kuvend plot 11 deputetë ndërsa PSD 7 deputetë.
Paratë ndahen në bazë të Neni 87 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë qe parashikon ndarjen e këtyre parave për forcat politike parlamentare. Kështu 10 për qind e shumës ndahet ndërmjet të gjitha partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore. 40 për qind e shumës ndahet ndërmjet partive të përfaqësuara në Kuvend dhe deputetëve të pavarur që rikandidojnë. 50 për qind e shumës së përgjithshme ndahet midis partive që, në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin ose, sipas rastit, për organet e qeverisjes vendore, kanë marrë jo më pak se 2,5 për qind të votave, në përpjesëtim me numrin e votave të fituara prej partive në shkallë vendi, sipas formulës së paraqitur në Shtojcën.
Shuma për secilën parti
PD=15.492.904
PS=12.638.167
PR=9.041.695
PSD=5.766.589
LSI=3.891.551
PAA=3.060.822
PDS=1.843.952
PDK=1.524.667

















June 21st, 2009 at 4:52 pm
Sapo lexova nje shkrim ne internet qe thoshte se shqiperia ti heqin ëndërrat per te hire ne evrope,sepse nuk i ka plotesuar kushtet per tu futur ne BE.
Nuk e dij perse po na rrejne keta politikan nje thote qe rruga per ne BE eshte e hapur ,nje tjete thote qe nuk i keni plotesuar kushtet e detyruara.
Sa per mu nuk me intereson shum ,sepse une jam ne Itali duke vazhduar studimet e larta dhe jam me letra te rregudhta,por per keta qytetaret e tjere me vjen keq sepse po mashtrohen nga rrenat e tuaja.