Archive | Teknologji

Tags:

Mercedes paraqet “Baronin e Zi”

Posted on 17 September 2009 by admin

Kur flitet për Brabusin, pak a shumë dihet se çfarë ndodhë. Kësaj radhë bëhet fjalë për modelin “Black Baron” (Baroni i Zi) të bazuar në klasën aktuale E-Class.

Me volum prej V12 dhe 6.3 litrash Baroni i Zi ka në dispozicion hiq më pak se 800 kuaj fuqi dhe momentin maksimal të rrotullimit të atypëratyshëm prej 1.100 Nm, ndryshe të kufizuar në mënyrë elektronike, sepse motori në fakt arrin momentin maksimal të rrotullimit prej 1.420 Nm!
baroni1 Mercedes paraqet “Baronin e Zi”
Natyrisht, me sistem të përshtatur të amortizimit dhe aty janë edhe frenat e përmirësuara e boshtet më të mëdha. Aerodinamika e automjetit është përmirësuar, derisa shpejtësia maksimale po ashtu në mënyrë elektronike është kufizuar në 350 kilometra në orë.

Për ata të cilët do të vendosin ta largojnë kufizimin, do të mund të përjetojnë një përvojë të papërshkrueshme, sepse Baroni i Zi mund të arrijë shpejtësinë prej 370 kilometra në orë.
baroni2 Mercedes paraqet “Baronin e Zi”
Çmimi i këtij automjeti fenomenal është hiq më pak se 600.000 euro.

Comments (0)

Numri i faqeve të internetit rritet për 30 milionë në 2008

Posted on 06 January 2009 by admin

Numri i faqeve të internetit në botë është rritur gjatë vitit të kaluar për 17 për qind, respektivisht për 30 milionë, në krahasim me vitin 2007, ka njoftuar agjencia britanike për sondazhe – Netcraft.

Sipas të dhënave të agjencisë Netcraft, numri i përgjithshëm i faqeve në internet ka arritur në 186.7 milionë.

Rritja, megjithatë, ka qenë më e vogël sesa në vitin 2007, kur ajo ka qenë 40 për qind më e lartë sesa në vitin paraprak (2006), gjatë së cilit është lansuar edhe faqja e njëqind miliontë e internetit.

Vitaliteti i botës së internetit ka tërhequr 49.8 miliardë dollarë investime në reklama gjatë vitit 2008, ka publikuar rrjeti ndërkombëtar ZenitOptimedia i cili merret me reklamimin në fushën e mediave.

ZenitOptimedia parasheh që në vitin 2009 do të ketë rritje të shpenzimeve të reklamuesve në internet për 19 për qind.

Comments (0)

Automjeti i fundit nga Mercedes e McLaren – 750.000 euro

Posted on 19 December 2008 by admin

Mercedes-Benz e ka bërë një hap i cili sigurisht do t’i kënaq organizatorët e panairit NAIAS. Gjermanët në Detroit, në fakt, do të paraqesin modelin e fundit nga bashkëpunimi i përbashkët me McLaren, atë SLR Stirling Moss.

Nën kofanon e superautomjetit të formësuar jashtëzakonisht bukur gjendet motori i McLaren SLR 722 me 650 KF, 5.5 litra V8 dhe marshin prej pesë shpejtësish.
SLR Stirling Moss është aq i lehtë sa që shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 3.5 sekonda.

moss1 Automjeti i fundit nga Mercedes e McLaren   750.000 euro

Madje edhe pa kulm, aerodinamika e automjetit është sjellë deri në atë pikë sa që SLR Stirling Moss mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 350 km/h. Nga detajet tjera ta pazakonshme, gjithsesi duhet të përmendet sistemi i Lamborghinit për hapjen e dyerve lartë dhe sistemi i frenimit me ajër i cili kontrollohet me dorë.

moss2 Automjeti i fundit nga Mercedes e McLaren   750.000 euro

Mercedes do të prodhojë gjithsej 75 njësi të McLaren SLR Stirling Moss, derisa është paralajmëruar se çmimi do të sillet rreth 750.000 euro për njësi.

Comments (1)

Tags:

Nokia paraqiti modelin N97

Posted on 04 December 2008 by admin

Kur shikohet për herë të parë kjo pajisje mund të duket se më në fund bëhet fjalë për konkurrencën e vërtetë dhe ndoshta edhe më të fuqishme për iPhone, mirëpo tani për tani atë mund ta shohim si edhe një vazhdim të serisë Communicator.

Për momentin nuk janë të njohura të gjitha detajet, mirëpo, Nokia N97 është i bazuar në sistemin operativ Symbian S60, do të ketë tastierë QWERTY në tërheqje, ekran të madh të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.5 inçësh, dhe do të kushtoj rreth 550 euro.

Kamera e integruar në këtë model përmban 5 megapikselë dhe mbështet incizimin e video materialeve në formatin 16:9, ndërsa ka të integruar edhe GPS, i cili për dallim nga iPhone përkrah edhe të ashtuquajturin navigacion turn-by-turn, të cilin jeni mësuar ta përdorni në pajisjet e pavarura GPS.

Tani për tani duket se Nokia, sa u përket çështjeve teknike, në këtë pajisje ka krejt çfarë ka edhe iPhone si dhe gjëra tjera shtesë, derisa risia më e madhe është se më në fund kanë krijuar një pajisje e cila është e ndjeshme në prekje. Se si do të funksionojë kjo gjë me sistemin operativ Symbian S60, na mbetet të shohim e ta provojmë.

Comments (2)

Advertise Here
Advertise Here