Categorized | Dossier

Skandali i qeverisë Taçi-ARMO

Posted on 06 November 2009 by admin

Veprimet e qeverisë në shitjen e kompanisë ARMO tek Rezart Taçi mund të quhen një katastrofë e vërtetë ku abuzimet financiare arrijnë shifrën e 2.6 miliardë lekëve. I gjithë ky dëm i është shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar nga mos shlyerja e detyrimeve që kompania ARMO i ka shtetit.
Skandali më i fundit i qeverisë me Rezart Taçin është zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas raportit të KLSH-së për periudhën janar-shtator 2009, përgjatë gjithë vitit 2008 kompania ARMO ka akumuluar ndaj kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol një borxh prej 2.6 miliardë lekësh. Ky borxh përbën një të tretën e të gjithë dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit. “Dëmi shkaktuar kompanisë Albpetrol sh.a ,është në vlerën 2 610 563 000 lekë, i cili përfaqëson moslikuidimin e faturave të shitjeve të produkteve nga ARMO sh.a. deri në fund të vitit 2008 dhe diferenca në çmim të këtyre shitjeve”,- citohet në raport.
Kompania ARMO është përballur së fundmi edhe me sanksione të vendosura nga Drejtoria e Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj të Fierit me arsyetimin se nuk ka shlyer detyrimet ndaj shtetit.
Odiseja e mos shlyerjes së detyrimeve që ARMO i ka Albpetrolit prej të cilit blen naftën bruto ka filluar prej kohësh. Që në momentin e privatizimi kjo kompani i ka pasur disa miliona dollarë borxh Albpetrolit. Madje drejtues të kompanisë kanë deklaruar se borxhi është shtuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit duke u bërë shkak edhe për kriza financiare.

Share and Enjoy:
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • MySpace
  • Reddit
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • LinkedIn
  • BlinkList
  • Propeller
  • Twitter
  • Google Bookmarks

Leave a Reply

Advertise Here
Advertise Here