Archive | Shqiperia

Tags:

Buzek liberalizimi i vizave ne korrik te 2010

Posted on 13 January 2010 by admin

Parlamenti evropian përmes presidenti të tij Jerzy Buzek e ka vlerësuar të dëmshëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian bojkotin e Kuvendit nga opozita shqiptare. Duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes pozitës dhe opozitës, Buzek u shpreh se bojkoti shuan mundësitë për bashkëpunim. Buzek ia përcolli këtë shqetësim kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli gjatë një takimi që zhvilloi me të në Bruksel. “Unë do të thosha diçka nga këndvështrimi im. Nëse nevojiten të ndryshohen shumë gjëra në vendin tuaj, ashtu sikur dhe në vende të tjera, në të vërtetë nevojitet një bashkëpunim midis opozitës dhe pozitës. Ne e dimë se gjithnjë ka tensione ndërmjet koalicionit (pozitës) dhe opozitës, si në çdo vend demokratik, por një lloj bashkëpunimi është i domosdoshëm, specifikisht në këto momente kur të dyja palët, pozita dhe opozita, në Shqipëri duan të hyjnë si shtet në BE. Pra, në këtë pikëpamje, duke qenë përgjegjëse, bojkote të tilla janë shumë të këqija (të dëmshme), sepse nuk jep shumë mundësi për të bashkëpunuar”, – tha Buzek. Edhe Kryetarja e Parlamentit Topalli nga ana e saj ripësëriti ftesën për kolegët e saj opozitarë. Por pavarësisht këtyre zhvillimeve jopozitive në vendin tonë, presidenti i PE-së u shpreh optimist për realizimin e procesit të liberalizimit të vizave në korrik të këtij viti. “Një nga çështjet më të rëndësishme në diskutimet midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë është diskutimi në nivel parlamenti. Nga kjo pikëpamje është e nevojshme që Parlamenti në Shqipëri të punojë si një parlament i plotë dhe efecient. Ne dëshirojnë të kemi bisedime konstruktive mes parlamenteve gjatë gjithë kohës dhe ndoshta çështja më e rëndësishme është liberalizimi i vizave”, – nënvizoi ai për këtë çështje. Në fjalën e tij kryetari i Parlamentit Evropian shprehu mbështetjen e institucionit që kryeson si për këtë proces, ashtu edhe për situatën më të fundit në Veri të Shqipërisë. “Ne vlerësojmë përpjekjet e qeverisë shqiptare për menaxhimin e situatës për evakuimin e njerëzve nga zonat e rrezikuara dhe, siç tha zonja Kryetare, disa minuta më parë e gjitha kjo mbështetet gjerësisht nga Parlamenti Evropian. Është një situatë tipike, ku ne do të tregojmë ndihmën dhe mbështetjen tonë në këtë rast”, – theksoi ai në konferencën e përbashkët për shtyp. Ndërsa kryeparlametarja Topalli shfrytëzoi rastin për të falënderuar me këtë rast presidentin e PE-së dhe organizmat e lartë evropianë.

Ftesa e Topallit

Opozita ka të gjitha hapësirat për të ardhur në Parlament për të diskutuar dhe për të ngritur komisione hetimore për çdo gjë që është në përputhje me ligjin dhe me Kushtetutën. Në Kuvend ne kemi arritur dhe do të arrijmë kompromise shumë të rëndësishme. E ftoj atë që të respektojë rezultatin e zgjedhjeve, mandatin që i kanë dhënë shqiptarët për liberalizimin e vizave, integrimin e Shqipërisë dhe reformat që kemi përpara.

Vlerësimet e Buzek

Ne kemi marrëveshjen tonë të bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë si dhe midis dy parlamenteve: Parlamentit Evropian dhe atij shqiptar. Ky bashkëpunim është i nevojshëm dhe ne besojmë se të dyja palët janë shumë serioze në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne jemi gjithashtu duke menduar për të ardhmen e gjithë Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi rajonal i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm në këndvështrimin tonë.

Comments (0)

Tags:

Shqipëria në BE

Posted on 17 November 2009 by admin

Nga momenti që Komisioni do të dërgojë pyetësorin, përllogariten afro 18 muaj deri në publikimin e opinionit.

Bashkimi Europian pranoi dje kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në bllokun europian me 27 anëtarë. Kjo do të thotë se Bashkimi Europian nisi shqyrtimin e kërkesës për t’i dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit, një hap i madh përpara për ambiciet e vendit tonë. Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, që u takuan gjatë ditës së djeshme në Bruksel, miratuan vendimin në fjalë pa e diskutuar më tej. Lajmi u njoftua nga Presidenca suedeze e BE-së. Ministrat vetëm firmosën një marrëveshje për të cilëm kishin rënë dakord javën e shkuar ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE. Tashmë vendimi i kalon Komisionit Europian, krahut ekzekutiv të Bashkimit Europian, që do të marrë në konsideratë kërkesën shqiptare dhe do të vlerësojë hapat e Shqipërisë. Një pyetësor do t’i dërgohet Shqipërisë me rreth 9000 pyetje në lidhje me ecurinë në reforma. Vendi ynë dorëzoi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Europian në muajin prill të vitit të kaluar, pak pas anëtarësimit në NATO dhe para zgjedhjeve të 28 qershorit. Fillimisht BE-ja tha se do të pritej rezultati i zgjedhjeve, para se të merrej në shqyrtim kërkesa. Më pas u tha se kërkesa do të shqyrtohej brenda vjeshtës dhe ashtu sikurse u premtua, vendimi u mor në mes të nëntorit. Nëse Shqipëria merr statusin zyrtar të kandidatit, do t’i bashkohet Kroacisë, Turqisë dhe Maqedonisë, por do të përballet me një sërë testesh dhe sfidash gjatë këtyre viteve. Kroacia dhe Turqia e kanë nisur këtë proces në 2005-n dhe ende nuk janë anëtarësuar.

Comments (0)

Nxirret në ankand Qendra e Tiranës

Posted on 06 November 2009 by admin

Qeveria shqiptare vendosi të shpallë ankand për trojet që ndodhen në qendër të kryeqytetit.

Kryeministri, Sali Berisha tha në mbledhjen e të mërkurës të qeverise se prej shitjes së tokës mes rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit duke përfshirë dhe Dhomën e Tregtisë do të përfitohet një shumë prej afro 112 milion euro e cila, sipas tij, do të kalojë e tëra për ish pronarët.

Kjo tokë ishte sheshi i përplasjes në fundjavë mes policisë së shtetit dhe policisë bashkiake.

Për qeverinë shqiptare kjo tokë është pronë shteti pasi, sipas Berishës, ish mbreti Zog e ka shpronësuar duke shpërblyer familjet pronare.

“Kjo tokë do të dalë në ankand dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për ish pronarët ndërsa falsifikatorët dhe ata që i mbrojnë ata do të marrin atë që meritojnë”, tha Berisha.

Por Bashkia e Tiranës, përmes nënkryetarit Eduard Shalësi, deputet i PS-së, thotë se toka ka pronarë të dokumentuar të cilët kanë nënshkruar një kontratë për nisjen e një ndërtimi shumëkatësh në përputhje me planin urbanistik të kryeqytetit.

Shalësi se Berisha po nxit konfliktin në qendër të Tiranës. “Ne e kemi provuar me dokumente pronësinë. Berisha po kërkon të tjetërsojë pronën për interesa të tij. Rasti i Qendrës së Tiranës nuk është i veçuar”, tha Shalësi.

Probleme që lidhen me pronësinë e tokës janë vërejtur kohët e fundit edhe ne disa zona të tjera të vendit.

Comments (0)

Tags:

Shqiptarët do të lëvizin pa viza NE ITALI

Posted on 09 September 2009 by admin

Shqipetaret nga 1 janari mund te futen ne territorin italian pa viza!!!!!
Lajmi eshte bere i ditur nga mediat italiane ne daten 09/09/2009 ora 20:30

Comments (22)

Tags:

Qeveria e re emrat!

Posted on 20 July 2009 by admin

Vetëm tre prej ministrave mbajnë pozicionet e tyre, ose ndërrojnë ministri

Në qeveri emra surprizë nga PD-ja, përveç atyre që do propozojë LSI-ja

Aleanca me LSI-në dhe formimi i parlamentit të ri do të shoqërohet në mënyrë të pashmangshme dhe me ndryshime në qeverinë “Berisha”. Burime nga Partia Demokratike shprehen se qeveria do të formatohet në më shumë se 80% të saj, çka do të thotë se shumë prej ministrave aktualë s’do të jenë më pjesë e qeverisjes. Dhe ky formatim nuk do bëhet vetëm në ata sektorë ku ka çaluar puna gjatë katër vjetëve, por dhe në sektorë ku Kryeministri jo në pak raste është mburrur me reformat apo arritjet atje. Gjithsesi, deri tani me të drejtë Berisha, pavarësisht se e ka krijuar tashmë një imazh se si do të jetë kabineti i ardhshëm, nuk ka bërë publik asnjë emër, pasi qeveria që të miratohet do dhe më shumë se një muaj, dhe kjo mund të sillte një shkrehje të punës në administratë.

Aleatët

Aleatët e PD-së janë të parët që do t’u duhet të lënë postet e tyre ministrore. Ministri i Mjedisit Lufter Xhuveli, i cili nuk arriti të merrte asnjë deputet në Parlament, duhet të lërë ministrinë e tij, e cila ka shumë gjasa të merret nga Fatmir Mediu, që tashmë aspiron të rikthehet sërish në postin e ministrit, pas më shumë se një viti që e ka lënë atë. Xhuvelit tashmë do t’i duhet të kënaqet me ndonjë post zëvendësministri ose drejtor drejtorie për ndonjë nga anëtarët e tij. Ndërsa PDI-ja, partia surprizë e këtyre zgjedhjeve, është treguar modeste në kërkesat e saj, duke kërkuar vetëm poste në rang drejtorësh, duke i lehtësuar kështu një barrë shumë të madhe kryeministrit, që numrin e ministrive e ka shumë të kufizuar.

Ministrat

Jemin Gjana – ministër i Bujqësisë, Sokol Olldashi – ministër i Transporteve, Gazmend Oketa – ministër i Drejtësisë, Ardian Turku – ministër i Turizmit, Enkelejd Alibeaj – ministër i Drejtësisë, Bujar Nishani – ministër i Brendshëm, Genc Ruli – ministër i Ekonomisë, Viktor Gumi – ministër i Punës janë emrat që mund të largohen përfundimisht nga kabineti qeveritar për t’u zëvendësuar nga të tjerë emra. I paprekshëm deri tani duket se është ministri i Financave Ridvan Bode, por dhe Majlinda Bregu, që pritet të ruajnë pozicionet që kanë. Sa për Lulëzim Bashën mendohet lëvizja e tij në një ministri tjetër të rëndësishme, por brenda kabinetit qeveritar. Zëvendëskryeministri Genc Pollo mendohet të ketë dhe një portofol ministri, por jo në ministri me peshë siç është, fjala vjen, Ministria e Arsimit.

Emra të tjerë pritet të afrohen në kabinetin qeveritar, siç janë Arben Imami, Gert Bogdani apo Jozefina Topalli, e cila përflitet se do lërë Kryesinë e Kuvendit. Përflitet se vendin e Topallit do ta kërkojë Ilir Meta, gjë që nga shumëkush cilësohet si një zgjidhje optimale, pasi dihet që Kuvendi dhe të qenit numër dy i shtetit jo vetëm plotësojnë deri diku egon politike të vetë Metës, por janë dhe pjesë e rëndësishme e integrimit. Gjithsesi, këta janë vetëm zëra që qarkullojnë në mjediset e Partisë Demokratike, pasi dihet që Kryeministri Berisha në vendosjet e tij është njeri i paparashikueshëm. Gjithsesi, paparashikueshmëria e Berishës vlen vetëm për emërimet, ndërsa për sa i përket shkarkimeve tashmë është e sigurt se më shumë se 80% e kabinetit të tij do të zëvendësohet, ndërsa ministrat që kanë mbajtur për më shumë se katër vjet pozicionet e tyre apo ata që në qarqet ku kandiduan dhanë rezultate të dobëta (rasti i Olldashit, për shembull), duhet të kënaqen me karrigen e deputetit.

Kuvendi i ri, mbledhja e parë në shtator

Fillimi i muajit shtator do të shënojë mbledhjen e Kuvendit të ri të Shqipërisë, që do të dalë pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rezultatit të zgjedhjeve që u zhvilluan më 28 qershor. Kuvendi i ri i Republikës së Shqipërisë që do të dalë nga këto zgjedhje, përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, neni 67 i saj, Presidenti i Republikës e mbledh kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Mandati i Kuvendit që është në fund të legjislaturës së tij, i përfundon mandati më 2 shtator të këtij viti, ditë kur ai ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë pas zgjedhjeve të 3 korrikut të vitit 2005. Është pikërisht Kushtetuta e Shqipërisë ajo që bën përcaktimin e kohës së nisjes dhe përfundimit të mandatit të një Kuvendi. “Kuvendi zgjidhet për 4 vjet. Mandati i tij fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”, – thuhet në nenin 65.

Dekretimi i qeverisë nga Presidenti

Presidenti i Republikës në fillim të legjislaturës, sipas nenit 96 të Kushtetutës, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Kryetari i ri i qeverisë i emëruar sipas ligjit themeltar të Republikës së Shqipërisë i paraqet për miratim Kuvendit brenda 10 ditëve programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, përbërja e qeverisë votohet e plotë dhe jo e ndarë. Pra, si ministrat, ashtu dhe kryeministri do të votohen në të njëjtën seancë, ku secili duhet të marrë shumicën e votave nga Kuvendi që të miratohen. Konkretisht afatet e propozimit, emërimit dhe votimit të ministrave përcaktohet në nenin 98 të Kushtetutës, sipas së cilës, “ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”. Para fillimit të detyrës, kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit të Republikës, sipas formulës së betimit për respektim të ligjit dhe kryerjes së detyrës me profesionalizëm.

Qetësia postelektorale

Bisedimet me aleatët nga mesi i gushtit

Bisedimet për qeverinë e re me LSI-në, PR-në dhe PDI-në pritet të fillojnë në 10-ditëshin e dytë të gushtit. Nga ana e tyre si Meta, ashtu dhe Berisha deri tani kanë pasur kontakte të pakta, ku është biseduar vetëm në parim për shkrirjen e programit si dhe kushtet e LSI-së, që Berisha s’ka gjetur arsye të mos i pranojë. Pjesa më e vështirë dihet se janë negociatat për ndarjen e pushtetit, dhe në këtë pikë LSI-ja, nga sa shihet situata, do të kërkojë shumë. Katër mandatet e kësaj force politike në ndarjen që ka parlamenti i sotëm vlejnë shumë dhe s’është çudi që të gjitha të përkthehen në poste ministrore dhe maja të larta të pushtetit. Deri më tani interesi i LSI-së është shfaqur te Ministria e Turizmit, por nuk përjashtohen që në kërkesat e saj të jenë dhe Shëndetësia apo Transportet. Gjithsesi, të dyja palët kanë menduar se është më mirë të rrinë ca kohë qetësi, derisa të mbarojë dhe certifikimi i zgjedhjeve. Kjo do të jetë kohë kur Kryeministri Berisha do të thërrasë për bisedime dhe Mediun, i cili për kushtet në të cilat ndodhet ka kërkesa modeste. Burime në PD shprehen se për Mediun mund të rezervohet Ministria e Mjedisit dhe PR-ja nga ana e saj është e detyruar të lëshojë Ministrinë e Shëndetësisë. Mbetet ende e paqartë nëse Mediu për këtë post do të propozojë emrin e tij apo ndonjë nga anëtarët e kryesisë së partisë. Sa për PDI-në, duket se kjo ka qenë nga zgjedhjet më të mira të kryeministrit për të bërë koalicion. Kjo forcë politike megjithëse mori një mandat deputeti, sërish ka rezervuar kërkesat e saj për drejtorë drejtorish, duke mos pretenduar kabinetin qeveritar.

Comments (0)

Tags:

Shqiperia miraton marrëveshjen me shtetin grek

Posted on 12 June 2009 by admin

Qeveria shqiptare ka miratuar dje projektligjin që ratifikon marrëveshjen mes vendit tonë dhe Republikës së Greqisë për ndarjen e kufijve detarë mes dy vendeve. Në projektligj vendoset ratifikimi i marrëveshjes për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Pas miratimit nga ana e qeverisë, projektligji kalon në procedurat parlamentare për diskutim dhe miratim në seancë plenare. Por gjithë kjo procedurë do të zhvillohet gjatë legjislaturës së re parlamentare, e cila pritet të hapet në muajin shtator. Vendimi i qeverisë vjen pas debateve që lindën nga medie të caktuara shqiptare, të cilat pretenduan për dhurim të hapësirës detare shqiptare shtetit grek. Por zyrtarët të lartë të Ministrisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes i hodhën poshtë këto pretendime. Në një qëndrim publik, në fund të muajit prill, u theksua se marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke mbi ndarjen e hapësirës detare mes dy vendeve nuk cenon aspak sovranitetin e vendit apo interesat e tij. Zyrtarët në fjalë deklaruan prerë se nuk është prekur asnjë milimetër nga hapësira territoriale detare e Shqipërisë si pasojë e marrëveshjes së nënshkruar me shtetin helen. Dy ministritë shprehen se çdo pretendim për ndryshim kufijsh është i pavërtetë dhe një trillim i pastër, pasi nuk është dhënë dhe marrë asnjë milimetër katror të hapësirës territoriale shqiptare.

Comments (0)

Tags:

TIA: Partitë fshehin financuesit

Posted on 09 June 2009 by admin

Transparency International sjell në vemendje financimet e partite politike në fushatën elektorale. Sipas saj, vihet re një mungesë totale e transparencës ndaj publikut. Kjo organizatë ndërkombëtare iu bën thirrje lidëreve të partite politike të bëjnë publike faturën financiare të çdo aktivitetit elektoral. Po kështu në respektim të Kodit Zgjedhor, të publikojnë regjistrin e posaçëm te personave që dhurojnë më shumë se 100 mijë lekë, si dhe të bëjnë publik numrin e llogarisë bankare ku do të depozitohen këto financime.

Sot në një konferencë për shtyp, TI Albania i kërkoi Qeverisë të publikojë listën e personave juridik që kanë përfituar fonde publike, ose kanë qenë partner me fonde publike gjatë 4 viteve të shkuara, në mënyrë që të verifikohet nëse këto subjekte po kontribojnë apo jo në fushatën zgjedhore.

TIA vlerëson se rritja e transparencës gjatë fushatës zgjedhore rrit mundësinë për të patur një Parlament më cilësor, të përbërë nga deputet që për mandatin e tyre i’u detyrohen vetëm qytetarëve që i kanë zgjedhur.

Kandidatët me post dhe programet qeverisëse

TIA vë re gjithashtu se disa kandidatë për deuputetë kandidojnë në kundërshtim me ligjin pasi mbajnë një post tjetër të lartë. “Duke rikujtuar nenin 69 të Kushtetutës, i cili sqaron papajtueshmërinë e kandidatit për deputet gjejmë vendin t’iu bëjmë thirrje partive politike që t’ju kërkojnë kandidatëve të tyre të japin dorëheqjen nga postet e papajtueshme me mandatin e deputetit, duke mos përdorur pushtetin për të ndikuar në fushatën zgjedhore”. Kështu u shprehen sot përfaqësuesit e TIA-s.

Tre ishin kërkesat e kesaj organizate për partitë politike: Transparencë me fondet e fushatës, me postet e kandidatëve, dhe me programet elektorale. Pasi siç vëren ajo publiku është njohur në mënyrë krejt sipërfaqësore me programet elektorale, ku jo rrallë është vënë në dyshim dhe ekzistenca e tyre.

Comments (0)

Tags:

Motivet pse nuk hiqen vizat nga BE.

Posted on 03 June 2009 by admin

Komisioni Europian publikoi raportin monitorues në kuadër të regjimit të vizave. Pikat e vlerësimit të misionit të ekspertëve, që ishin në Tiranë disa javë më parë

Komisioni Europian ka prerë ëndrrat e shqiptarëve për të lëvizur pa viza në shtetet anëtare të BE-së për shkak të mosrealizimit të reformave. Dje është dorëzuar zyrtarisht te qeveria e Tiranës raporti i vlerësimit, i përgatitur nga grupi monitorues që ishte para pak kohësh në vendin tonë. Në katër fushat kryesore; siguria e dokumenteve të identitetit, rendi dhe siguria publike, menaxhimi i kufijve dhe emigracioni, si dhe të drejtat e minoriteteve, qeveria “Berisha” nuk ka arritur që t’i bindë ekspertët e Komisionit Europian. Në secilën prej tyre vendi ynë vlerësohet se “nuk ka realizuar plotësisht kushtet sipas udhëzuesit (roadmap) për liberalizimin e vizave. Vendimi negativ i BE-së për maxhorancën aktuale vjen pikërisht në momentin kur zoti Berisha dhe ministri i Jashtëm kanë deklaruar publikisht, në prag të fushatës zgjedhore, se në fillimin e vitit 2010 shqiptarët do të mund të lëvizin drejt zonës “Shengen” pa pasur nevojë për vizë.
Monitorimi
Megjithëse qeveria shqiptare ka nisur prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të identitetit, ky proces nuk ka marrë vlerësime për shkak të vonesave në fillimin e tij. Ekipi monitorues ka përmendur vetëm shpërndarjen e 270 mijë kartave të identitetit dhe 4975 pasaportave biometrike deri më datë 7 maj. Sipas raportuesve, shpërndarja e pasaportave të reja do të nisë në shkallë të gjerë vetëm pas zgjedhjeve. Ekspertët e Brukselit pohojnë se duhet të krijohen struktura ligjore dhe të nxitet nxjerrja jashtë përdorimit e pasaportave të vjetra dhe marrja e dokumenteve të reja nga qytetarët. Në vlerësimin e fundit për menaxhimin e kufijve thuhet se duhet të garantohet zbatimi efektiv i Ligjit të Kontrollit dhe Menaxhimit të Kufirit Shtetëror. Sipas tij, edhe Strategjia Kombëtare për Emigracionin nuk është efektive përsa u përket çështjeve të menaxhimit të kufijve. Në raport theksohet domosdoshmëria e bashkëpunimit mes institucioneve dhe agjencive të ndryshme që operojnë në këtë sektor. Vendosja e sistemeve të vëzhgimit në pikat kufitare, pajisja e patrullave me mjete moderne për kryerjen e shërbimit, sidomos në kufijtë detarë dhe liqenorë, janë disa ndër mangësitë e konstatuara. Në lidhje me azilimin, hapat e ndërmarrë nga qeveria janë vlerësuar pozitivisht, ndonëse numri i personave që kanë marrë strehim në vendin tonë është shumë i vogël, (15 të tillë) krahasuar me kapacitetin prej 120 personash që ka qendra në Babrru. Edhe për menaxhimin e migracionit ka vlerësime pozitive.
Rendi publik dhe siguria
“Zbatimi i strategjive kryesore mbetet sfidë dhe mbi të gjitha plani i veprimit që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar, strategjia pastrimit të parave dhe plani i veprimit që nuk ka nisur ende zbatimin”, – thotë raporti. Sipas tij, veprimet policore janë reaguese dhe fragmentare, por pajisjet inteligjente antikrim mbeten të dobëta. Edhe bashkëpunimi i agjencive është jo i plotë, ndërsa kapacitetet investiguese janë pengesë për zbatimin efektiv të ligjit. Ekspertët pohojnë se duhet të forcohet edhe bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar. Ndër mangësitë e konstatuara është edhe mungesa e të dhënave të qarta në lidhje me përdorimin e teknikave speciale të investigimit dhe rezultateve të arritura. Përfundimisht, raporti thotë se “Shqipëria ka bërë përparime në sektorin e rendit publik dhe sigurisë, por nuk ka plotësuar akoma të gjitha kushtet e këtij kapitulli”.
Standardi i realizuar
Ndër pikat e realizuara në kuadër të udhëzimeve për liberalizimin e vizave është vetëm zbatimi i të drejtave themelore të njeriut. “Shqipëria ka ecur në rrugë të drejt në realizimin e kushteve të këtij kapitulli”, – thotë raporti i vlerësimit. Por, ai thekson se Parlamenti duhet të miratojë një ligj të veçantë për mbrojtjen nga diskriminimi. Sipas ekspertëve, nuk ka raste të regjistruara apo të raportuara të diskriminimit. Po ashtu, nuk ka raste të dhunës shtetërore, që realizohet mbi motivet etnike.
Vlerësimi më i fundit i Komisionit Europian për reformat në katër drejtimet kryesore ka ndëshkuar qeverinë e Tiranës, e cila ndodhet në prag të fushatës dhe shpreson për një mandat të dytë, duke iu premtuar shqiptarëve lëvizje të lirë në Europë.

SISTEMI i VLERËSIMIT PËR SHTETET E RAJONIT

Maqedonia realizon kushtet 1 pikë

Mali i Zi realizon shumicën e kushteve 1.75 pikë

Serbia realizon shumicën e kushteve 1.75 pikë

Shqipëria nuk realizon kushtet 3 pikë

Bosnja nuk realizon kushtet 3 pikë

Kosova nuk është e përfshirë në monitorim

Comments (0)

Tags:

Zgjedhjet ja fondet per partite politke

Posted on 25 May 2009 by admin

Në bazë të vendimit të Parlamentit, KQZ ndan fondet e fushatës për secilën parti, bazuar mbi formulën që votuan deputetët në Kuvend. Kështu Partia Demokratike përfiton mbi 15 milion lekë për fushatë,ndërsa Partia Socialiste mbi 12 milion lekë.

Në total, Parlamenti vendosi t’iu japë partive politike për të zhvilluar fushatën e tyre elektorale 65 milion leke. Vendim që do të materializohet këto ditë nga Ministria e Financave, pasi KQZ të firmosë edhe për listat e deputetëve.

Ajo ç’ka bie në sy nga kjo ndarje është se Partia Republikane dhe Partia Social Demokrate pritet të jenë dy partitë që do të marrin fonde të konsiderueshme për fushatën zgjedhore. Ky avantazh i këtyre dy partive politike vjen si rezultat i zgjedhjeve të 2005, pasi PR kishte në kuvend plot 11 deputetë ndërsa PSD 7 deputetë.

Paratë ndahen në bazë të Neni 87 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë qe parashikon ndarjen e këtyre parave për forcat politike parlamentare. Kështu 10 për qind e shumës ndahet ndërmjet të gjitha partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore. 40 për qind e shumës ndahet ndërmjet partive të përfaqësuara në Kuvend dhe deputetëve të pavarur që rikandidojnë. 50 për qind e shumës së përgjithshme ndahet midis partive që, në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin ose, sipas rastit, për organet e qeverisjes vendore, kanë marrë jo më pak se 2,5 për qind të votave, në përpjesëtim me numrin e votave të fituara prej partive në shkallë vendi, sipas formulës së paraqitur në Shtojcën.

Shuma për secilën parti

PD=15.492.904

PS=12.638.167

PR=9.041.695

PSD=5.766.589

LSI=3.891.551

PAA=3.060.822

PDS=1.843.952

PDK=1.524.667

Comments (1)

Tags:

Kandidatët listat zyrtare PD PS G99

Posted on 20 May 2009 by admin

PD, LSI e G99 dërgojnë 420 emrat në KQZ
Partia Socialiste tejkaloi çdo limit dje në përpjekjen për të formuluar një listë të kandidatëve për deputetë. Deri në orët e vona të mbrëmjes vijuan mbledhjet e njëpasnjëshme të Kryesisë së Partisë Socialiste për të dorëzuar në fund listën zyrtare në KQZ, shumë pranë momentit të fundit, orës 24:00. Lista e deritanishme është e pakonfirmuar dhe një pjesë e saj mund të ketë ndryshuar pas debateve të zhvilluara në mbledhjen e fundit të Kryesisë. Në orët e vona të mbrëmjes, kryeredaktorja e gazetës “Zëri i Popullit” Eva Allushi njoftoi dorëheqjen nga posti i saj në shenjë reagimi për mospërfshirjen në lista. Edi Rama, dje, gjatë gjithë ditës, ka qëndruar në parti, në konsultim me bashkëpunëtorët e tij, duke lënë deri në mesnatë të diskutueshme të gjithë listën. Pas publikimit të listës së kandidatëve të Partisë Demokratike pati një tjetër mbledhje të Kryesisë së Partisë Socialiste. Kjo ishte e fundit për ditën e djeshme dhe menjëherë pas saj, lista u dorëzua në KQZ. Sakaq, publikisht lista do të zbardhet sot, në një komunikim që Edi Rama do të ketë me mediat. Qysh në orët e para të paradites, kreu i Partisë Socialiste zhvilloi mbledhjen e radhës me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke i dhënë dorën e fundit listës së kandidatëve. Përmes kësaj mbledhjeje u zgjidhën disa prej ngërçeve që dolën gjatë rrugës, si renditja apo gjetja e emrave të duhur përballë kundërshtarit. Pas mbylljes së listës, 140 kandidatët u thirrën në katin e dytë të selisë rozë për të firmosur deklaratën ku pranojnë që të jenë kandidatë për deputetë. Zyrtarët e lartë treguan gjatë gjithë kohës kujdesin e duhur për të mos konfirmuar asnjë prej emrave që u përfshinë ose nuk u përfshinë në listën zyrtare të kandidatëve, pavarësisht interesit të mediave për t‘u vënë në dijeni. Deri në momentin e fundit të skadimit të afatit ligjor për të dorëzuar listën në KQZ, Partia Socialiste i mbajti të fshehtë emrat e kandidatëve, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit të saj të njihet më të. Gjatë pasdites, Kryesia e PS-së i dha dorën e fundit, duke e miratuar listën përfundimtare të PS. Në mesditë, zëdhënësja e Kryesisë së PS-së, u shpreh e bindur se lista do të jetë premtuese, me shumë anëtarë të talentuar dhe të kualifikuar të Partisë Socialiste. Qëllimi i saj është t‘i shërbejë sa më mirë qytetarëve shqiptarë. “Të përfshish të gjithë vlerat e tyre brenda listës është me të vërtetë një proces i vështirë, por në të njëjtën kohë të jep një kënaqësi të veçantë. Tashmë është e qartë që drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Socialiste kanë talent, përkushtim dhe kualifikim të mjaftueshëm për të sjellë përmes politikës së re ndryshimin e Shqipërisë, për një jetë më të mirë për ne dhe fëmijët tanë”, theksoi Kodheli.

Lista e Partisë Socialiste ende nën diskutim

Qarku Tiranë

Vasilika Hysi

Fatmir Xhafaj

Xhemal Qefalia

Namik Dokle

Besnik Baraj

Kastriot Islami

Andis Harasani

Dashamir Peza

Saimir Tahiri

Eduart Shalësi

Ledi Shamku

Ditmir Bushati

Artan Lame

Shpëtim Cami

Qarku Berat

Erjon Braçe

Fidel Ylli

Ermonela Selaj

Marko Bello

Eduart Bejko

Selman Hodaj

Anila Agalliu

Valbona Zylyftari

Qarku Elbasan

Valentina Leskaj

Ilir Bejtja

Damian Gjiknuri

Agim Leka

Shega Ligori

Taulant Balla

Skënder Hasa

Kastriot Belshi

Arben Kamani

Fatbardha Gjini

Bukurosh Maçi

Astrit Haliti

Qarku Durrës

Rudina Seseri

Blendi Klosi

Gazmend Bizhga

Qarku Vlorë

Arben Malaj

Luiza Xhuvani

Shpëtim Idrizi

Besnik Dervishi

Stefan Çipa

Eltar Deda

Qarku Shkoder

Ilir Beqja

Tom Doshi

Ndue Kola

Mimoza Hafizi

Namik Kopliku

Ilir Beqja

Qakur Lezhë

Gjovalin Kadeli

Albert Cakoni

Qarku Kukës:

Asllan Dogjani

Fatmir Hoxha

Rexhep Ukperaj

Qarku Korçë:

Ben Blushi

Mimi Kodheli

Pandeli Majko

Alfred Dalipi

Arben Ahmetiaj

Olta Xhaçka

Ilir Xhakolli

Irena Kallco

Tatjana Selenica

Qarku Fier

Gramoz Ruçi

Ermelina Meksi

Ylli Bufi

Bashkim Fino

Albert Çaçi

Pirao Lutaj

Endri Puka

Dritan Agolli

Qarku Gjirokastër

Arta Dade

Et‘hem Ruka

Vangjel Tavo

Qarku Dibër

Sadri Abazi

Qemal Minxhozi

Ylli Manjani

Berisha nuk rikandidon

18 deputetë aktualë

Kryeministri lexoi mbrëmë një për një emrat e kandidatëve

Kryesia e Partisë Demokratike përcaktoi dje zyrtarisht se cilët janë 140 kandidatët që do të përfaqësojnë PD-në në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryeministri, njëkohësisht edhe kryetar i PD-së, Sali Berisha, publikoi zyrtarisht emrat e ekipit me të cilin do t‘i kërkojë elektoratit një mandat të dytë. Nga grupi aktual nuk janë rikandiduar: Preç Zogaj, Aleksandër Biberaj, Rexhep Uka, Pal Dajçi, Sali Shehu, Rahim Kaleci, Genc Juka, Besnik Mustafaj, Ylli Pango, Gëzim Karapici, Baki Shehu, Engjëll Cara, Mevlan Xhindoli, Shkëlqim Ziri, Blerim Çela, Flori Bajrami, Safet Sula. Në orën 19:00 ka marrë fund edhe ankthi i kandidatëve të rinj, por edhe të deputetëve aktualë të PD-së, të cilët janë njohur me renditjen dhe pozicionin që kanë në qarqet përkatëse. Të parët në 12 qarqe janë kryetari i PD-së, Sali Berisha, në Tiranë, nënkryetarja Jozefina Topalli në Shkodër, nënkryetari Astrit Patozi në Vlorë, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode në Korçë, Sokol Olldashi kryeson listën e Qarkut të Fierit, Lulzim Basha është në krye të ekipit të kandidatëve në Elbasan, Genc Pollo në Berat dhe Genc Ruli në Gjirokastër. Kreu i PD-së ka ironizuar edhe kampin socialist për vonesën e publikimit të listave të kandidatëve për deputetë. “Nuk është PS ajo që përcakton axhendën time. Më informojnë se PS i ka shtyrë listat në orën 24:00, kurse unë do t‘i jap tani listat”, u shpreh Berisha. Kreu i PD-së pohon se PD shkon drejt këtyre zgjedhjeve me një fond elektoral që nuk e ka pasur kurrë në historinë e saj. “Më lejoni të theksoj se në këtë moment solemn, ky akt solemn i imi dhe i Kryesisë së PD ndodh jo vetëm pas rezultateve të mëdha dhe historike, pasi shqiptarët e panë dhe e përjetuan se, me ne, së bashku, u anëtarësuam në NATO dhe firmosëm marrëveshjen e MSA dhe paraqitëm kërkesën për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Berisha, duke shtuar se jemi në prag të lëvizjes së lirë të shqiptarëve në mbarë Evropën. Kreu i PD-së nga selia blu bëri një bilanc të zhvillimeve më pikante të 4 viteve të qeverisjes demokrate. Procesi i zgjedhjes së 140 kandidatëve demokratë ka kaluar në disa etapa. 72 orët e fundit kanë qenë mjaft intensive për strukturën e lartë drejtuese të Partisë Demokratike. Kryetarit, dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së u janë dashur vetëm tri ditë për të vendosur pikat mbi ‘i‘ në përpilimin e listave për të 12 qarqet e vendit. Ministrat, zëvendësministrat dhe një pjesë e këshilltarëve, janë vendosur në pozicione favorizuese në listën e PD-së. Vlen të theksohet se janë po të njëjtët emra të propozuar dy ditë më parë në mbledhjen e parë të Kryesisë së vogël të PD-së, vetëm se në minutën e fundit ka ndryshuar renditja e emrave të diskutueshëm. Të përzgjedhurit për garën e PD-së kanë dorëzuar dje pasdite kurikulumin e tyre në selinë demokrate, vetëm pak orë përpara se 140 emrat zyrtarë të dorëzoheshin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryesojnë listën e kandidatëve në Tiranë, Sali Berisha, Aldo Bumçi, Rajmonda Bulku, Bujar Nishani dhe Majlinda Bregu. Drejtori i kabinetit në Kryeministri, Arben Imami, është pozicionuar i 14-i në Qarkun e Tiranës. Ministri i ri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Viktor Gumi, mban numrin 13 në Qarkun e Tiranës. Kryetari i minibashkisë 10 në Tiranë, Gerti Bogdani, është i gjashti në listën e kryeqytetit, ndërsa Rajmonda Bulku e treta në listë për Tiranën. Më të pakënaqurit nga lista e kandidatëve janë deputetët aktualë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët janë larg tre emrave të parë në listat e 12 qarqeve. Ajo që vihet re në listën përfundimtare është dominimi i anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike

Qarku i Tiranës

1. Sali Berisha

2. Aldo Bumçi

3. Rajmonda Bulku

4. Bujar Nishani

5. Majlinda Bregu

6. Gerti Bogdani

7. Gent Strazimiri

8. Florion Mima

9. Ilir Rusmali

10. Myqyrem Tafaj

11. Luan Skuqi

12. Tritan Shehu

13. Viktor Gumi

14. Arben Imami

15. Lajla Përnaska

16. Vath Tabaku

17. Jorida Tabaku

18. Edith Harxhi

19. Altin Ndroqi

20. Kastriot Sulko

21. Galip Rramadhi

22. Taulant Bino

23. Ermal Dodi

24. Gjergji Bojaxhi

25. Indrit Fortuzi

26. Arben Qiriako

27. Ferdinand Shehu

28. Jera Kruja

29. Arta Sakja

30. Migena Reçi

31. Keltis Kruja

32. Ylber Vata

Qarku i Fierit

1. Sokol Olldashi

2. Ilir Bano

3. Mesida Doda

4. Enkelejd Alibeaj

5. Vasillaq Ngresi

6. Fatos Beja

7. Eno Bozdo

8. Blerim Koreshi

9. Ramadan Krasniqi

10. Ferdinand Murati

11. Daut Sulaj

12. Vasilika Hysi

13. Majlinda Verija

14. Stavri Ristani

15. Nevila Bani

16. Suzana Numani

Qarku i Elbasanit

1. Lulzim Basha

2. Ardian Turku

3. Adriana Gjonaj

4. Rahim Çota

5. Dashnor Sula

6. Luçiano Boçi

7. Subi Hida

8. Aurel Bylykbashi

9. Bexhet Hyryçi

10. Mimoza Hasekiu

11. Blerina Cakja

12. Erind Bakalli

13. Valdete Kongoli

14. Qamil Dika

Qarku i Durrësiy

1. Ferdinand Xhaferri

2. Albana Vokshi

3. Gazmend Oketa

4. Ylli Lama

5. Osman Metalla

6. Eduard Halimi

7. Igli Cara

8. Ndriçim Babasi

9. Sami Gjergji

10. Juliana Kola

11. Eglantina Bekteshi

12. Dardan Domi

13. Besa Qesja

Qarku i Korçës

1. Ridvan Bode

2. Gjergji Papa

3. Ledina Anjerolli

4. Edmond Spaho

5. Fatbardh Kadilli

6. Ismail Hoxha

7. Efrida Zefi

8. Jonela Spaho

9. Eduard Ypi

10. Alfred Gega

11. Niko Dudo

12. Zinet Shaholli

Qarku i Vlorës

1. Astrit Patozi

2. Ardian Kollozi

3. Leonard Demi

4. Kreshnik Çipi

5. Kosta Barka

6. Laureta Bejkosala

7. Bujar Leskaj

8. Glori Husi

9. Nexhmie Xhuveli

10. Ago Shehu

11. Elsa Gjini

12. Lorena Imeri

Qarku i Shkodrës

1. Jozefina Topalli

2. Astrit Bushati

3. Arenca Trashani

4. Gëzim Dibra

5. Gjok Uldedaj

6. Paulin Sterkaj

7. Ndue Paluca

8. Xhovalin Çuni

9. Ramiz Çobaj

10. Shpresa Tepelia

11. Fatbardh Spahiu

Qarku i Beratit

1. Genc Pollo

2. Mehmet Xheka

3. Lefter Maliqi

4. Thoma Rumiçi

5. Bujar Hoxha

6. Miranda Haxhia

7. Dhori Kule

8. Edie Poni

Qarku i Lezhës

1. Edi Paloka

2. Mark Marku

3. Paulina Hoti

4. Gjok Vuksani

5. Gjovalin Prenga

6. Zef Gjoka

7. Margarita Trashaj

Qarku i Dibrës

1. Jemin Gjana

2. Sherefedin Shehu

3. Bedri Hoxha

4. Selami Xhepa

5. Mirjana Bulku

6. Idriz Xhumara

Qarku i Gjirokastrës

1. Genc Ruli

2. Spiro Ksera

3. Arben Çuli

4. Teuta Kalemi

5. Pëllumb Peçani

Qarku i Kukësit

1. Flamur Noka

2. Besnik Dusha

3. Fatos Hoxha

4. Evelina Koldashi

Të përjashtuar nga kandidimi në PD

1. Aleksandër Biberaj

2. Rexhep Uka

3. Preç Zogaj

4. Sali Shehu

5. Pal Dajçi

6. Rrahim Kaleci

7. Genc Juka

8. Besnik Mustafaj

9. Ylli Pango

10. Gëzim Karapici

11. Baki Shehu

12. Engjell Cara

13. Mevlan Xhindoli

14. Shkëlqim Ziri

15. Blerim Çela

16. Eris Hoxha

17. Flori Bajrami

18. Safet Sula

Listat e kandidatëve të grupimit G99

Qarku Tiranë
1.Erion Veliaj
2.Arbjan Mazniku
3.Juliana Hoxha
4.Bardhylka Kospiri
5.Jetona Myteveli
6.Ols Abazi
7.Mentor Mosho
8.Ened Mato
9.Silvana Xheka
10.Gjergji Trola
11.Taulant Tusha
12.Alketa Berzani
13.Dritan Subashi
14.Gjergji Gace
15.Astrit Alushi
16.Alban Bengasi
17.Leonard Bishtaja
18.Kostandina Keruti
19.Artan Greva
20.Sokol Xhunga
21.Erion Kurti
22.Andi Pogaçi
23.Denis Prifti
24.Enejda Sheku
25.Migena Jance
26.Jola Foto
27.Rudina Berani
28.Joniada Hito
29.Saimir Qejalliu
30.Remir Gjoligaj
31.Qemal Saraci
32.Endri Gjata

Qarku Berat
1.Erion Veliaj
2.Pilo Keri
3.Alba Cela
4.Gezim Plaku
5.Mirela Tushaj
6.Zoi Bardhi
7.Teuta Shkembi
8.Blenard Spaho

Qarku Dibër
1.Erion Veliaj
2.Sakip Lata
3.Artemisa Thaci
4.Anila Gani
5.Ermal Cara
6.Alfred Grosha

Qarku Durrës
1.Erion Veliaj
2.Milva Ekonomi
3.Etjen Xhafaj
4.Eduart Shota
5.Arlind Vata
6.Marsida Virioni
7.Klodjan Kapiti
8.Valmira Greca
9.Dorian Hatibi
10.Leka Filto
11.Eftali Koci
12.Anisa Rrutja
13.Clirim Duro

Qarku Elbasan

1.Erion Veliaj
2.Genti Elezi
3.Bujar Alliu
4.Adela Kocaj
5.Alfons Mata
6.Dritan Pisha
7.Benita Kereku
8.Rozeta Haxhiymeri
9.Enkeleda Kollarja
10.Marsela Kurila
11.Julian Senija
12.Elton Elezi
13.Adi Cepa
14.Lorenc Zani

Qarku Fier
1.Erion Veliaj
2.Eduart Hashorva
3.Denis Xoxa
4.Erinda Shahu
5.Valbona Seranaj
6.Xhevaire Dulja
7.Eriselda Rista
8.Ervin Prifti
9.Viola Pogace
10.Thanas Dinaku
11.Urjona Gallani
12.Saimir Osmani
13.Gertan Bilero
14.Oltion Koreshi
15.Artian Kocaj
16.Gentian Lengu

Qarku Gjirokastër

1.Erion Veliaj
2.Orgen Hasanbega
3.Alketa Qendro Skendaj
4.Bagent Bega
5.Suela Rizaj

Qarku Korçë

1.Erion Veliaj
2.Maklen Misha
3.Matilda Manellari
4.Marsela Gozhdari
5.Jofiel Koco
6.Edvin Lamce
7.Eriona Lale
8.Llamvi Stavre
9.Klodis Ikonomi
10.Elizeta Vando
11.Enlen Grazhdani
12.Zhenika Loli

Qarku Kukës

1.Erion Veliaj
2.Ukshin Morina
3.Trendafile Rada
4.Agron Lleshi

Qarku Lezhë

1.Erion Veliaj
2.Plarent Ndreca
3.Altin Jaku
4.Besarta Dika
5.Ardiana Huba
6.Atlant Picaku
7.Aisel Shelegu

Qarku Shkodër

1.Erion Veliaj
2.Roland Ilia
3.Marinela Lika
4.Besmir Vukaj
5.Diana Marku
6.Egesta Kavaja
7.Elvis Shimaj
8.Arbis Vjerdha
9.Beta Sokoli
10.Fatjon Nikolli
11.Everest Kapllaj

Qarku Vlora

1.Erion Veliaj
2.Genci Kojdheli
3.Florjana Koka
4.Armando Lagji
5.Romina Sopiqoti
6.Eglantina Ajdini
7.Edi Tozaj
8.Silvana Islamaj
9.Altin Ballaj
10.Valvona Kordha
11.Nevila Xoxa
12.Bledar Vrushi

LSI, mbeten jashtë listës tre drejtues

Meta nuk mban premtimin, rreshtohet i pari. Mungon Haxhinasto, Legisi e Neranxi

Tri figura të njohura brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk figurojnë në listën zyrtare të kësaj partie për zgjedhjet e 28 qershorit. Ndre Legisi, deputet i kësaj partie, dhe një ndër themeluesit e saj, nuk figuron në listën e ndonjë qarku, ashtu si kryetari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, Edmond Haxhinasto. Njëkohësisht mungon dhe deputeti Nikollaq Neranxi, që pritej të kryesonte listën e LSI-së në Qarkun e Vlorës. Burime nga LSI-ja thanë se tri figurat e kësaj partie nuk kanë pranuar vendin që u është propozuar në listat e kandidatëve, duke hequr fare dorë nga kandidimi, përveç Nikollaq Neranxit, i cili është tërhequr nga kjo parti pasi kërkoi që të kryesonte listën e Qarkut të Vlorës. Një tjetër figurë e papranishme në listë në Qarkun e Beratit është ish-deputeti dhe ish-ministri Mustafa Muçi. Këtij të fundit i është propozuar vendi i pestë në listë, madje ai u prezantua disa javë më parë nga kreu i LSI-së përpara elektoratit të këtij qarku, por me kalkulimet e mëtejshme Muçi është tërhequr. Janë dy personazhe të tjera të kësaj partie, si Sokol Nako dhe Fatos Klosi, të cilët ishin kandidatë të kësaj partie në 2005 por nuk kandidojnë sërish. Sakaq, LSI-ja ka treguar mjaft kujdes në përzgjedhjen e personave më të rëndësishëm të partisë për Qarkun e Tiranës. Lista kryesohet nga Ilir Meta, i cili më parë deklaroi se nuk do të ishte në krye të listës. Ai ndiqet nga numri dy i partisë, Pëllumb Xhufi dhe kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Erisa Xhixho. Në këtë listë figurojnë emra të tjerë të njohur si Shezai Rrokaj, Viron Bezhani, Sokol Dervishaj etj. Në Qarkun e Durrësit, siç është bërë e njohur dhe më parë, lista kryesohet nga Lefter Koka dhe Artur Zheji. Qarku Vlorë kryesohet nga Shkëlqim Selami dhe Besjan Pesha. Qarku Kukës kryesohet nga Zef Çuni dhe Qemal Elezi. Qarku Shkodër kryesohet nga Sokol Axhemi, Sait Fishta, Nora Malaj, Sajmira Laci. Kryesimi në Qarkun e Korçës i është besuar sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Petrit Vasili. Ai ndiqet nga Mishel Papakozma, Ilir Medina dhe Zamir Demiraj. Bujar Kllogjeri, Pjerin Xhuvani, Enver Roshi dhe Rexhep Bica kryesojnë listën e Qarkut të Elbasanit. Në Dibër kandidojnë Monika Kryemadhi, Agim Hysa, Ilir Balla, Bajram Krashi, Nazmi Kaja dhe Lutfije Meta. Dritan Prifti, Spartak Braho, Bujar Hasaj, Rudina Jupe dhe Angjelina Kola kryesojnë listën e qarkut të Fierit. Lista e Qarkut të Beratit ka të rreshtuar në vend të parë Nasip Naçon, Gledjon Rehopvican, Valbona Papan e Tomor Kapllanin.

Lista e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Qarku Tiranë

1.Ilir Meta

2.Pëllumb Xhufi

3.Erisa Xhixho

4.Ilir Dashi

5.Roland Celmeta

6.Shezai Rokaj

7.Luan Rama

8.Idajet Xeka

9.Matilda Merxhani

10.Sokol Dervishaj

11.Hasan Hoxha

12.Viron Bezhani

13.Pëllumb Pipero

14.Edmond Hoxha

15.Pjetër Dema

16.Flamur Hysi

17.Alma Dyrmishi

18.Fatos Xhediku

19.Vjollca Lubonja

20.Alfred Bakalli

21.Mira Hoxha

22.Arben Terpollari

23.Endrit Braimllari

24.Agim Picaku

25.Saimir Ivziku

26.Ana Misha

27.Lutfi Lami

28.Maksim Lulo

29.Elona Guri

30.Kozeta Bracja

31.Rasim Allushi

32.Anila Feka

Qarku Vlorë

1.Shkëlqim Selami

2.Bejsan Pesha

3.Gjergji Mano

4.Besnik Elezi

5.Harilla Thanasko

6.Valbona Anagnosti

7.Entela Rushiti

8.Pëllumb Jaupaj

9.Pëllumb Qerimi

10.Natasha Koka

11.Bujar Allushi

12.Diana Murati

Qarku Kukës

1.Zef Cupi

2.Qemal Elezi

3.Erina Palushi

4.Hydajet Ponari

Qarku Shkodër

1.Sokol Axhemi

2.Sait Fishta

3.Nora Malaj

4.Sajmira Laci

5.Sytki Ndrecaj

6.Ndrek Rukaj

7.Vjollca Vucini

8.Bledar Bashi

9.Merion Rexha

10.Ylljon Hasanaj

11.Mark Ndou

Qarku Korçë

1.Petrit Vasili

2.Mishel Papakozma

3.Ilir Medini

4.Zamir Demiraj

5.Tomor Azis

6.Mirjeta Shkullaku

7.Jorida Romacka

8.Sami Muka

9.Robert Cekici

10.Mirela Kinolli

11.Ilir Palla

12.Aurora Bica

Qarku Elbasan

1.Bujar Kllogjeri

2.Pjerin Xhuvani

3.Enver Roshi

4.Rexhep Bica

5.Hamit Cota

6.Mimoza Trimi

7.Astrit Xhelili

8.Zenun Bullari

9.Dashamir Xhika

10.Zheneta Cerma

11.Bledi Koci

12.Ardiana Kasa

13.Rovena Domi

14.Suela Sulkja

Qarku Dibër

1.Monika Kryemadhi

2.Agim Hysa

3.Ilir Balla

4.Bajram Krashi

5.Nazmi Kaja

6.Lutfije Meta

Qarku Fier

1.Dritan Prifti

2.Spartak Braho

3.Bujar Hasaj

4.Rudina Jupe

5.Angjelina Kola

6.Frederik Cuko

7.Vladimir Hajdari

8.Ervin Muskaj

9.Gëzim Shahini

10.Luljeta Bregasi

11.Bahrie Cela

12.Bardhyl Faskaj

13.Etleva Haka

14.Nikollaq Lena

15.Ysni Bogdani

16.Agim Maci

Qarku Berat

1.Nasip Naco

2.Gledjon Rehovica

3.Valbona Papa

4.Tomor Kapllani

5.Sadik Muka

6.Abdulla Xhemo

7.Kujtim Pelivani

8.Taulant Brehumaj

Qarku Durrës

1.Lefter Koka

2.Artur Zheji

3.Agim Xheka

4.Bujar Dhima

5.Edlira Shemsi

6.Flutura Kona

7.Ermion Arapi

8.Andi Shahini

9.Kontjana Kuci

10.Adelina Hysa

11.Edmond Isaku

12.Adriatik Mukaj

13.Ilir Memko

Qarku Lezhë

1.Gjovalin Bushi

2.Pashko Smaci

3.Sabaete Hidri

4.Aleksandër Perkeqi

5.Loreta Pali

6.Anita Jaku

7.Drane Kola

Qarku Gjirokastër

1.Luan Memushi

2.Genci Sinojmeri

3.Mirela Meka

4.Aleksandër Pesha

5.Dritan Shehaj

Comments (1)

Advertise Here
Advertise Here