Categorized | Shqiperia

Shqiperia miraton marrëveshjen me shtetin grek

Posted on 12 June 2009 by admin

Qeveria shqiptare ka miratuar dje projektligjin që ratifikon marrëveshjen mes vendit tonë dhe Republikës së Greqisë për ndarjen e kufijve detarë mes dy vendeve. Në projektligj vendoset ratifikimi i marrëveshjes për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Pas miratimit nga ana e qeverisë, projektligji kalon në procedurat parlamentare për diskutim dhe miratim në seancë plenare. Por gjithë kjo procedurë do të zhvillohet gjatë legjislaturës së re parlamentare, e cila pritet të hapet në muajin shtator. Vendimi i qeverisë vjen pas debateve që lindën nga medie të caktuara shqiptare, të cilat pretenduan për dhurim të hapësirës detare shqiptare shtetit grek. Por zyrtarët të lartë të Ministrisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes i hodhën poshtë këto pretendime. Në një qëndrim publik, në fund të muajit prill, u theksua se marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke mbi ndarjen e hapësirës detare mes dy vendeve nuk cenon aspak sovranitetin e vendit apo interesat e tij. Zyrtarët në fjalë deklaruan prerë se nuk është prekur asnjë milimetër nga hapësira territoriale detare e Shqipërisë si pasojë e marrëveshjes së nënshkruar me shtetin helen. Dy ministritë shprehen se çdo pretendim për ndryshim kufijsh është i pavërtetë dhe një trillim i pastër, pasi nuk është dhënë dhe marrë asnjë milimetër katror të hapësirës territoriale shqiptare.

Share and Enjoy:
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • MySpace
  • Reddit
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • LinkedIn
  • BlinkList
  • Propeller
  • Twitter
  • Google Bookmarks

Leave a Reply

Advertise Here
Advertise Here