Categorized | Dossier

Organizim i ri i krimit ndërkombëtar në Ballkan

Posted on 06 May 2009 by admin

Kriza e tanishme financiare dhe stabiliteti i brishtë i përhershëm i Ballkanit shton dyshimet për krijimin e grupeve më të forta të krimit të organizuar, të cilat do të jenë të afta të diktojnë rregullat e lojës së tyre ndaj qeverive lokale dhe institucioneve ndërkombëtare.

Tashmë po shfaqet një prirje, e cila nuk është rrokur tërësisht apo ekzaminuar nga mediet, që ilustron një rritje domethënëse të aktiviteteve të paligjshme dhe një rritje të sigurt në numrin e krimeve.

Sipas shumë burimeve të besueshme, bandat kriminale kanë prirjen të shkrihen dhe të formojnë ekipe shumë më të forta, që shpesh përfshihen në më shumë se një sektor të paligjshëm dhe në veprime shumëdimensionale të orkestruara paralelisht, si vjedhje bankash në një vend dhe kontrabandë narkotikësh në një vend tjetër, të koordinuar mirë strukturalisht dhe në kohë. Raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit, i nxjerrë më 27 shkurt 2009, thekson se shtetet ballkanike kanë probleme serioze të krimit të organizuar dhe autoritetet vendore përballen me një sfidë të madhe.

Shqipëria konsiderohet si vend transit për trafikimin e heroinës nga Afganistani për në Evropën Perëndimore, si edhe një vend që kultivon masa të mëdha kanabisi, i cili eksportohet drejt Evropës përmes Greqisë dhe Italisë.

Bosnjë-Hercegovina ka probleme serioze lidhur me fuqinë politike të personazheve të rëndësishme të krimit që ushtrohet në jetën politike të vendit, një çështje e lidhur me tregtinë e drogës, tregtinë moderne të skllevërve të bardhë dhe rrjetet e emigracionit të paligjshëm.

Bullgaria është goditur kohët e fundit nga një valë krimi dhe grupet e brendshme kriminale janë më të përfshirë në shpërndarjen e drogave sintetike dhe kokainës.

Greqia është e përfshirë gjithashtu nga një valë krimi që përfshin vjedhjet me armë dhe trafikun e armëve, dhe prirja e përgjithshme tregon të paktën një rritje 20 për qind në shkallën vjetore të krimit. Rrjetet e paligjshme të emigracionit vazhdojnë punën gjithashtu duke fituar miliona euro në muaj nga shfrytëzimi i njerëzve nga Azia dhe Afrika.

Mali i Zi është i ndikuar nga trafiku i kokainës nga Amerika Latine, e njëjta gjë që ndodh në Kroaci. Këto vende janë gjithashtu pika daljeje për shpërndarjen e heroinës nga Kosova për në Evropën Perëndimore.

Në Serbi është rritur përdorimi i drogës dhe dyshohet se firmat e rojave private janë të lidhura me mafien.

Rumania është vendi më pak i prekur nga aktivitetet e krimit të organizuar, por porti i Konstancës ndikohet nga rrjetet shqiptare të krimit të organizuar në lidhje me tregtinë e narkotikëve, ndërsa Kosova mbetet qendra e pakundërshtueshme e çdo krimi të madh të lidhur me rrjetet e rajonit. Rënia e tanishme e të ardhurave nga diaspora shqiptare me siguri që do të ndikojë në rritjen e krimit të rrugës në Kosovë në të ardhmen e afërt.

Maqedonia përjeton çështje lidhur me rolin e saj si vend transit për emigrimin e paligjshëm nga Kosova në Evropë dhe nga Azia gjithashtu. Më tepër, bandat kriminale merren me kontrabandë armësh të lehta, kryesisht kallashnikovë.

Turqia mbetet ura gjeometrike e padiskutueshme mes rrjeteve kriminale aziatike dhe Ballkanit, të cilat veprojnë kryesisht si rrugë fizike drejt tregjeve të mëdha në vendet kryesore të BE, Gjermani, Itali, Francë dhe Britani.

Share and Enjoy:
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • MySpace
  • Reddit
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • LinkedIn
  • BlinkList
  • Propeller
  • Twitter
  • Google Bookmarks

1 Comments For This Post

  1. Teuta Says:

    Eshte harruar te permendet dicka per shqiperine dhe lidhjet e saj edhe me trafikun internacional te armeve apo u harrua se cfare ndodhi ne Gredec apo ne vitet 97 e me vone!
    Pershendetje.

Leave a Reply

Advertise Here
Advertise Here