Me marrëveshjen e re mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufijtë ujorë, ishulli i vogël i Fanarit i kalon në pronësi të Korfuzit
Një nga përfitimet më të mëdha të Greqisë nga kjo marrëveshje është kalimi në pronësi të saj i Fanarit në mesin e kanalit të Korfuzit, i cili sipas historianëve dhe gjeologëve shqiptarë ka shërbyer përpara Luftës së Dytë Botërore si Manastir. Vlen të përmendet se ky Fanar është lënë në ujërat ndërkombëtare, i asnjërit për rreth 63 vjet, dhe me incidentin e Korfuzit më 1946, ky objekt që shërbeu më pas si far për anijet, është administruar nga Britania e Madhe në kuadër të forcave të NATO-s me bazë në ishullin grek. Historia e “Fanarit”, ishullit të vogël në mes të kanalit të Korfuzit, përballë fshatit të Ksamilit, daton që në vitet e Perandorisë Bizantine, e cila e krijoi për zbatimin e dëmimeve që merrnin priftërinj të ndyshëm dhe murgj, si orientim për anijet e saj dhe pikë vrojtimi për të parë lëvizjet e romakëve. Me kohë ky ishull i vogël ka rënë në duart e disa pushtuesve, që nga venedikasit dhe deri tek osmanët, e megjithatë nuk e humbi asnjëherë identitetin e parë të vet, atë të manastirit ortodoks me një arkitekturë bizantine. Ky ishull në vitin 1913, kur u bë edhe ndarja përfundimtare e kufijve nga Konferenca e Ambasadorëve, i kaloi shtetit shqiptar, edhe pse grekët bënë çmos për ta bërë të tyrin. Pas ndarjes së kufijve dhe deri më 1946, ky ishull ishte pjesë e territorit shqiptar, por pas incidentit të Korfuzit, Gjyqi i Hagës vendosi që ky ishull t i kalojë në administrim Britanisë së Madhe, e cila ishte dislokuar në ishullin e madh të Korfuzit me dy baza ushtarake në kuadër të NATO-s. Që nga ajo ditë, ky ishull pushoi së qeni tokë shqiptare dhe me marrëveshjen e re për përcaktimin e vijës ujore ndërkombëtare midis Shqipërisë dhe Greqisë, ai kalon njëherë e përgjithmonë nën administrimin e Greqisë.
Vendimi i Gjykatës së Hagës
Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin.
Bllokimi i arit dhe ishulli Fanar
Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që do t u shpërndahej proporcionalisht shteteve të cilave Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare, si dhe marrjen nën mbikëqyrje të ishullit të vogël, “Fanarit” manastir, përballë Ksamilit në Sarandë.
Marrëveshja Shqipëri-Greqi
Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes
“Nuk cenuam asnjë milimetër nga territori shqiptar”
“Nuk kemi cenuar asnjë milimetër nga deti dhe territori ynë pas marrëveshjes që nënshkruam me Greqinë për ujërat detare. Thjesht, përcaktuam kufijtë në det, të cilët më parë nuk ishin të përcaktuar. I jemi përbajtur parimit të baraslargësisë”. Me deklaratën e sotme, Ministria e Punëve të Jashtme mohoi që të ketë ndryshime në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë. Reagimi u bë në një konferencë për shtyp përmes drejtoreshës së Çështjeve Juridike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ledja Hysi, dhe komandantit të flotës detare, Kristaq Gërveni. Ministria e Jashtme sqaroi se marrëveshje e tillë, e ngjashme, është nënshkruar edhe me Italinë në vitin 1992 dhe me Greqinë para pak ditësh, ndërsa pritet të nënshkruhet pas pak kohësh edhe me Malin e Zi. “Kështu shmangim konfliktet në det. Një peshkarexhë duhet të dallojë kur hyn e shkel ujërat territoriale të një shteti tjetër. Por, theksoj në asnjë rast nuk është bërë ndryshimi i kufijve”, – tha Gërveni. Sipas tij, nuk ka pasur kufij të ndarë në det, dhe marrëveshja cakton pikërisht këta të fundit. Në njoftimin për shtyp, të të dy përfaqsuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme theksohet se “duke marrë shkas nga interpretimet në shtypit ditëve të fundit, mbi përcaktimin e kufirit detar me Greqinë, informojnë opinionin publik se marrëveshja për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare, është bërë duke u bazuar tërësisht në metodat bashkëkohore të përcaktimit të kufirit detar, si dhe mbi parimet që respektojnë legjislacionin shqiptar në fuqi dhe plotësisht në konformitet me Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit. Konsiderojmë trillime dhe trajtim abuziv të çështjeve të tilla të rëndësishme si një dëshmi të papërgjegjshmërisë dhe keqdashje të qëllimshme në dëm të opinionit publik, duke sqaruar se metodat e matjes janë metoda jo të përdorura vetëm në këtë rast të veçantë, por të përdorura në të gjitha rastet kur shtetet përcaktojnë kufijtë detarë ndërmjet tyre. Baza juridike për përcaktimin e kufijve detarë gjendet në Konventën për të Drejtën e Detit. Të dy vendet palë në këtë traktat ndërkombëtar, janë të detyruara, sipas nenit 83 të Konventës, të përcaktojnë me marrëveshje mbi bazat e ligjit ndërkombëtare kufirin e shelfit kontinental. Parimi i përdorur për përcaktimin e vijës kufitare është ai i baraslargësisë, d.m.th përcaktimi i një vije ndarëse me largësi të njëjtë nga të gjitha pikat e vijës bazë të shteteve bregdetare. Siç është theksuar shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara, të cilat, të bashkuara në një vijë të pandërprerë, caktojnë kufirin detar mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala të kufirit tokësor të secilit vend. Çdo pretendim për ndryshim kufijsh është i pavërtetë dhe një trillim i pastër. Shqipëria nuk ka dhënë dhe as ka marrë asnjë milimetër katror të hapësirës së saj territoriale si rezultat i kësaj marrëveshjeje”, – thanë dy përfaqsuesit e ministrive, Ledja Hysi dhe Kristaq Gërveni.

















June 2nd, 2009 at 10:56 pm
tradhetia e sali berishes dhe e lulezim bashes karshi tokes meme.kane ardhur ne pushtet tradhetaret shqiptare ,i dhane ishullin e ksamilit [fanarin] qe njihet nga te gjithe qe ishte shqiptar.o popull shqiptar ngrihuni kundra tradhetareve shqiptare.ne internet pashe edi ramen i dergonte pasokut mesazh ne greqisht,nje tradhetar tjeter i socialisteve ai. doja qe dhe papandreu tia dergonte nje mesazh ne gjuhen shqipe edi rames kur te kete festen e saj partia socialiste,por nuk e besoj qe greku te flasi shqip.tek ne kush vjen ne pushtet sikur u hedhin trurin e gomarit ne koke ,vetem per tradhweti vijne jo per te mbrojtur interesat e tokes shqiptare
July 13th, 2009 at 4:05 pm
medettttttttttttttttt,ku na la e ku na mbeti vaj vatani e mjer mileti ,,,,, edhe me e keqa se populli shqiptar vazhdon te votoj (njerin apo tjetrin) pffffffffff !!!
October 25th, 2009 at 6:47 pm
udheqsit e shqiperise kane si problem kryesor paran dhe vetem parane i kenaq dhe lanuriqsija.adheu dhe kufijt e tije jan dore s dyte.ska ie djafht e te majt.ka vetem krere dhe pshallare se cili ma zi se shoqi, vebdin e pare ne te zezi e zen edi.
January 8th, 2010 at 2:48 pm
nuk kane faj pushtetaret dhe qeveritaret pasi eshte populli jone i dashur shume ekstravagantqe nuk merret se si ta luftojme kete burokraci por merret se kush nga politikanet eshte me i forti dhe me i pasuri. une per vete votoj SALI BERISHEN si me gangstieri.