Archive | Dossier

Skandali i qeverisë Taçi-ARMO

Posted on 06 November 2009 by admin

Veprimet e qeverisë në shitjen e kompanisë ARMO tek Rezart Taçi mund të quhen një katastrofë e vërtetë ku abuzimet financiare arrijnë shifrën e 2.6 miliardë lekëve. I gjithë ky dëm i është shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar nga mos shlyerja e detyrimeve që kompania ARMO i ka shtetit.
Skandali më i fundit i qeverisë me Rezart Taçin është zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas raportit të KLSH-së për periudhën janar-shtator 2009, përgjatë gjithë vitit 2008 kompania ARMO ka akumuluar ndaj kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol një borxh prej 2.6 miliardë lekësh. Ky borxh përbën një të tretën e të gjithë dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit. “Dëmi shkaktuar kompanisë Albpetrol sh.a ,është në vlerën 2 610 563 000 lekë, i cili përfaqëson moslikuidimin e faturave të shitjeve të produkteve nga ARMO sh.a. deri në fund të vitit 2008 dhe diferenca në çmim të këtyre shitjeve”,- citohet në raport.
Kompania ARMO është përballur së fundmi edhe me sanksione të vendosura nga Drejtoria e Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj të Fierit me arsyetimin se nuk ka shlyer detyrimet ndaj shtetit.
Odiseja e mos shlyerjes së detyrimeve që ARMO i ka Albpetrolit prej të cilit blen naftën bruto ka filluar prej kohësh. Që në momentin e privatizimi kjo kompani i ka pasur disa miliona dollarë borxh Albpetrolit. Madje drejtues të kompanisë kanë deklaruar se borxhi është shtuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit duke u bërë shkak edhe për kriza financiare.

Comments (0)

Britani 8 shqiptarët më të kërkuar

Posted on 02 June 2009 by admin

Të shumëkërkuarit shqiptarë janë të dënuar në mungesë për vrasje, prostitucion, droge dhe grabitje me armë
Tetë shtetas shqiptarë të shumëkërkuar nga Interpol Tirana janë vënë në kërkim nga policia britanike. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, të cituara nga burimet policore, sipas të cilave Scotland Yard ka nisur një operacion për kapjen e 16 kriminelëve të rrezikshëm nga Evropa që fshihen në Britaninë e Madhe. Sipas të njëjtave burime mësohet se mes tyre janë edhe shtatë shqiptarë që kërkohen nga zyra e Interpol Tiranës. Bëhet e ditur se të kërkuarit shqiptarë janë të dënuar në mungesë për vrasje, prostitucion, droge dhe grabitje me armë. Shtetasit shqiptarë që janë vënë në kërkim janë: Durim Gremaj 35 vjeç nga Fieri i dënuar me 15 vite burg në mungese për përdhunim në vitin 2001; Agim Kabashi, 39-vjeç nga Kukësi, trafikant fëmijësh për prostitucion, (në vitin 2003 tentoi të trafikonte një vajzë në Angli); Xhevat Kaca, 33-vjeç nga Librazhdi, trafikant dhe shfrytëzues vajzash për prostitucion; Sherif Murati, 41-vjeç nga Fieri i kërkuar për vrasje në vitin 1997 dënuar me 25 vite burg; Nikollaq Naci 44-vjeç po nga Fieri trafikant droge i dënuar me 13 vite burg pasi në shtëpi ju gjetën 4 kilogramë heroinë dhe armë zjarri pa leje; Dritan Shkurti, 33-vjeç nga Kurbneshi i dënuar me 22 vite burg për vrasjen Tanush Hasanit në vitin 1998 dhe Shaqir Ziko, 28-vjeç nga fshati Prishtë i Skraparit, grabitës i një furgoni që transportonte para, i dënuar me 12 vite burg: Gentian Doda, 30 vjeç, i kërkuar për dy vrasje me motive hakmarrje. Sipas policisë angleze këta persona përveç se fshihen në Angli janë të përfshirë në aktivitete kriminale.
Operacioni
Sipas mediave britanike mësohet se organizata “Crimestopers”, ka nisur një operacion për kapjen e 16 të shumëkërkuarve në Evropë të cilët dyshohet se fshihen në territorin anglez. Sipas informacioneve të para mësohet se mes të kërkuarve bëjnë pjesë edhe 8 shtetas shqiptarë, të akuzuar për vrasje, trafik droge e prostitucioni. Më i spikaturi ndër emrat e shqiptarëve është Agim Kabashi i cili duket se drejton dhe një rrjet të prostitucionit europian. Ndërsa të kërkuarit e tjerë janë gjithashtu nga Europa lindore, nga Polonia, Hungaria, Gjeorgjia e Lituania. Operacioni “INFRA” është i pari që kryhet nga organizata e parë jo qeveritare në gjithë botën, që vihet në ndjekje të krimineleve e quajtur “Ndalimi i krimit” ose “Crimestopers”, e krijuar nga Lordi britanik Ashkroft.
Rreth 120 kriminelë të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këtë listë fshihen në SHBA, Kanada, Xhamajkë, Holandë, Australi dhe Belgjikë. Në fakt edhe më parë është thënë se të paktën 80 vrasës shqiptarë fshihen në Britaninë e Madhe, shumica e të cilëve kanë fituar azil dhe nuk deportohen. Duket se kjo listë ka vënë nën presion sekretaren e brendshme, Xheki Smith, pasi do të shtohen kritikat ndaj dikasterit të saj. Mediat britanike që kanë botuar këto artikuj si “Independent” e “Daily Mirror” shkruajnë se si ka mundësi që kriminelë kaq të rrezikshëm hyjnë e jetojnë lirisht në Britaninë e Madhe.

Të kërkuarit shqiptarë janë:
-Durim Gremaj 35 vjeç nga Fieri i dënuar me 15 vite burg në mungese për përdhunim ne vitin 2001.
-Agim Kabashi, 39 vjeç nga Kukësi, trafikant fëmijësh. Në vitin 2003 tentoi te trafikonte një vajze ne Angli.
-Xhevat Kaca, 33 vjeç nga Librazhdi, trafikant dhe shfrytëzues vajzash për prostitucion.
-Sherif Murati, 41 vjeç nga Fieri i kërkuar për vrasje në vitin 1997 dënuar me 25 vite burg.
-Nikollaq Naci 44 vjeç nga Fieri trafikant droge, i dënuar me 13 vite burg pasi në shtëpi iu gjetën 4 kilogramë heroinë dhe armë zjarri pa leje.
-Dritan Shkurti, 33 vjeç nga Kurbneshi i Mirditës i dënuar me 22 vite burg për vrasjen -Tanush Hasanit në vitin 1998.
-Shaqir Ziko, 28 vjeç nga fshati Prishte i Skraparit, grabitës i një furgoni që trasportonte para, i dënuar me 12 vite burg.
-Gentian Doda, 30 vjec, i kërkuar për dy vrasje me motive hakmarrje

Comments (0)

Tags:

Organizim i ri i krimit ndërkombëtar në Ballkan

Posted on 06 May 2009 by admin

Kriza e tanishme financiare dhe stabiliteti i brishtë i përhershëm i Ballkanit shton dyshimet për krijimin e grupeve më të forta të krimit të organizuar, të cilat do të jenë të afta të diktojnë rregullat e lojës së tyre ndaj qeverive lokale dhe institucioneve ndërkombëtare.

Tashmë po shfaqet një prirje, e cila nuk është rrokur tërësisht apo ekzaminuar nga mediet, që ilustron një rritje domethënëse të aktiviteteve të paligjshme dhe një rritje të sigurt në numrin e krimeve.

Sipas shumë burimeve të besueshme, bandat kriminale kanë prirjen të shkrihen dhe të formojnë ekipe shumë më të forta, që shpesh përfshihen në më shumë se një sektor të paligjshëm dhe në veprime shumëdimensionale të orkestruara paralelisht, si vjedhje bankash në një vend dhe kontrabandë narkotikësh në një vend tjetër, të koordinuar mirë strukturalisht dhe në kohë. Raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit, i nxjerrë më 27 shkurt 2009, thekson se shtetet ballkanike kanë probleme serioze të krimit të organizuar dhe autoritetet vendore përballen me një sfidë të madhe.

Shqipëria konsiderohet si vend transit për trafikimin e heroinës nga Afganistani për në Evropën Perëndimore, si edhe një vend që kultivon masa të mëdha kanabisi, i cili eksportohet drejt Evropës përmes Greqisë dhe Italisë.

Bosnjë-Hercegovina ka probleme serioze lidhur me fuqinë politike të personazheve të rëndësishme të krimit që ushtrohet në jetën politike të vendit, një çështje e lidhur me tregtinë e drogës, tregtinë moderne të skllevërve të bardhë dhe rrjetet e emigracionit të paligjshëm.

Bullgaria është goditur kohët e fundit nga një valë krimi dhe grupet e brendshme kriminale janë më të përfshirë në shpërndarjen e drogave sintetike dhe kokainës.

Greqia është e përfshirë gjithashtu nga një valë krimi që përfshin vjedhjet me armë dhe trafikun e armëve, dhe prirja e përgjithshme tregon të paktën një rritje 20 për qind në shkallën vjetore të krimit. Rrjetet e paligjshme të emigracionit vazhdojnë punën gjithashtu duke fituar miliona euro në muaj nga shfrytëzimi i njerëzve nga Azia dhe Afrika.

Mali i Zi është i ndikuar nga trafiku i kokainës nga Amerika Latine, e njëjta gjë që ndodh në Kroaci. Këto vende janë gjithashtu pika daljeje për shpërndarjen e heroinës nga Kosova për në Evropën Perëndimore.

Në Serbi është rritur përdorimi i drogës dhe dyshohet se firmat e rojave private janë të lidhura me mafien.

Rumania është vendi më pak i prekur nga aktivitetet e krimit të organizuar, por porti i Konstancës ndikohet nga rrjetet shqiptare të krimit të organizuar në lidhje me tregtinë e narkotikëve, ndërsa Kosova mbetet qendra e pakundërshtueshme e çdo krimi të madh të lidhur me rrjetet e rajonit. Rënia e tanishme e të ardhurave nga diaspora shqiptare me siguri që do të ndikojë në rritjen e krimit të rrugës në Kosovë në të ardhmen e afërt.

Maqedonia përjeton çështje lidhur me rolin e saj si vend transit për emigrimin e paligjshëm nga Kosova në Evropë dhe nga Azia gjithashtu. Më tepër, bandat kriminale merren me kontrabandë armësh të lehta, kryesisht kallashnikovë.

Turqia mbetet ura gjeometrike e padiskutueshme mes rrjeteve kriminale aziatike dhe Ballkanit, të cilat veprojnë kryesisht si rrugë fizike drejt tregjeve të mëdha në vendet kryesore të BE, Gjermani, Itali, Francë dhe Britani.

Comments (1)

Tags:

Ja si e morën grekët ishullin e vogël, Fanarin në Ksamil

Posted on 30 April 2009 by admin

Me marrëveshjen e re mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufijtë ujorë, ishulli i vogël i Fanarit i kalon në pronësi të Korfuzit

Një nga përfitimet më të mëdha të Greqisë nga kjo marrëveshje është kalimi në pronësi të saj i Fanarit në mesin e kanalit të Korfuzit, i cili sipas historianëve dhe gjeologëve shqiptarë ka shërbyer përpara Luftës së Dytë Botërore si Manastir. Vlen të përmendet se ky Fanar është lënë në ujërat ndërkombëtare, i asnjërit për rreth 63 vjet, dhe me incidentin e Korfuzit më 1946, ky objekt që shërbeu më pas si far për anijet, është administruar nga Britania e Madhe në kuadër të forcave të NATO-s me bazë në ishullin grek. Historia e “Fanarit”, ishullit të vogël në mes të kanalit të Korfuzit, përballë fshatit të Ksamilit, daton që në vitet e Perandorisë Bizantine, e cila e krijoi për zbatimin e dëmimeve që merrnin priftërinj të ndyshëm dhe murgj, si orientim për anijet e saj dhe pikë vrojtimi për të parë lëvizjet e romakëve. Me kohë ky ishull i vogël ka rënë në duart e disa pushtuesve, që nga venedikasit dhe deri tek osmanët, e megjithatë nuk e humbi asnjëherë identitetin e parë të vet, atë të manastirit ortodoks me një arkitekturë bizantine. Ky ishull në vitin 1913, kur u bë edhe ndarja përfundimtare e kufijve nga Konferenca e Ambasadorëve, i kaloi shtetit shqiptar, edhe pse grekët bënë çmos për ta bërë të tyrin. Pas ndarjes së kufijve dhe deri më 1946, ky ishull ishte pjesë e territorit shqiptar, por pas incidentit të Korfuzit, Gjyqi i Hagës vendosi që ky ishull t i kalojë në administrim Britanisë së Madhe, e cila ishte dislokuar në ishullin e madh të Korfuzit me dy baza ushtarake në kuadër të NATO-s. Që nga ajo ditë, ky ishull pushoi së qeni tokë shqiptare dhe me marrëveshjen e re për përcaktimin e vijës ujore ndërkombëtare midis Shqipërisë dhe Greqisë, ai kalon njëherë e përgjithmonë nën administrimin e Greqisë.
Vendimi i Gjykatës së Hagës
Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin.
Bllokimi i arit dhe ishulli Fanar
Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që do t u shpërndahej proporcionalisht shteteve të cilave Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare, si dhe marrjen nën mbikëqyrje të ishullit të vogël, “Fanarit” manastir, përballë Ksamilit në Sarandë.

Marrëveshja Shqipëri-Greqi

Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes

“Nuk cenuam asnjë milimetër nga territori shqiptar”
“Nuk kemi cenuar asnjë milimetër nga deti dhe territori ynë pas marrëveshjes që nënshkruam me Greqinë për ujërat detare. Thjesht, përcaktuam kufijtë në det, të cilët më parë nuk ishin të përcaktuar. I jemi përbajtur parimit të baraslargësisë”. Me deklaratën e sotme, Ministria e Punëve të Jashtme mohoi që të ketë ndryshime në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë. Reagimi u bë në një konferencë për shtyp përmes drejtoreshës së Çështjeve Juridike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ledja Hysi, dhe komandantit të flotës detare, Kristaq Gërveni. Ministria e Jashtme sqaroi se marrëveshje e tillë, e ngjashme, është nënshkruar edhe me Italinë në vitin 1992 dhe me Greqinë para pak ditësh, ndërsa pritet të nënshkruhet pas pak kohësh edhe me Malin e Zi. “Kështu shmangim konfliktet në det. Një peshkarexhë duhet të dallojë kur hyn e shkel ujërat territoriale të një shteti tjetër. Por, theksoj në asnjë rast nuk është bërë ndryshimi i kufijve”, – tha Gërveni. Sipas tij, nuk ka pasur kufij të ndarë në det, dhe marrëveshja cakton pikërisht këta të fundit. Në njoftimin për shtyp, të të dy përfaqsuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme theksohet se “duke marrë shkas nga interpretimet në shtypit ditëve të fundit, mbi përcaktimin e kufirit detar me Greqinë, informojnë opinionin publik se marrëveshja për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare, është bërë duke u bazuar tërësisht në metodat bashkëkohore të përcaktimit të kufirit detar, si dhe mbi parimet që respektojnë legjislacionin shqiptar në fuqi dhe plotësisht në konformitet me Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit. Konsiderojmë trillime dhe trajtim abuziv të çështjeve të tilla të rëndësishme si një dëshmi të papërgjegjshmërisë dhe keqdashje të qëllimshme në dëm të opinionit publik, duke sqaruar se metodat e matjes janë metoda jo të përdorura vetëm në këtë rast të veçantë, por të përdorura në të gjitha rastet kur shtetet përcaktojnë kufijtë detarë ndërmjet tyre. Baza juridike për përcaktimin e kufijve detarë gjendet në Konventën për të Drejtën e Detit. Të dy vendet palë në këtë traktat ndërkombëtar, janë të detyruara, sipas nenit 83 të Konventës, të përcaktojnë me marrëveshje mbi bazat e ligjit ndërkombëtare kufirin e shelfit kontinental. Parimi i përdorur për përcaktimin e vijës kufitare është ai i baraslargësisë, d.m.th përcaktimi i një vije ndarëse me largësi të njëjtë nga të gjitha pikat e vijës bazë të shteteve bregdetare. Siç është theksuar shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara, të cilat, të bashkuara në një vijë të pandërprerë, caktojnë kufirin detar mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala të kufirit tokësor të secilit vend. Çdo pretendim për ndryshim kufijsh është i pavërtetë dhe një trillim i pastër. Shqipëria nuk ka dhënë dhe as ka marrë asnjë milimetër katror të hapësirës së saj territoriale si rezultat i kësaj marrëveshjeje”, – thanë dy përfaqsuesit e ministrive, Ledja Hysi dhe Kristaq Gërveni.

Comments (4)

Tags: ,

KQZ, më 13 qershor shpall listat e kandidatëve

Posted on 25 March 2009 by admin

Brenda datës 13 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor për të publikuar zyrtarisht listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo është një ndër pikat e udhëzimit për dokumentet që duhet të plotësojnë kandidatët dhe regjistrimin e tyre në KQZ. Ky institucion ka për detyrë të bëjë verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar dhe pas këtij duhet të shpallë listën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme. Sot pritet që KQZ-ja të marrë në shqyrtim projektudhëzimin “Për caktimin e rregullave për verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet e publikimit të listave shumemërore”. KQZ-ja publikon listën e plotë të kandidatëve në tri gazetat me tirazh më të madh në shkallë vendi, në mediat elektronike, si dhe në faqen zyrtare të saj në internet. Udhëzimi është i ndarë në pesë pjesë dhe në të jepen etapat që duhet të ndjekin kandidatët për t‘u regjistruar në KQZ dhe detyrat që i takojnë këtij institucioni. Po sot pritet që KQZ-ja të marrë në shqyrtim udhëzimin për kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve kontabël të licencuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore. Projektudhëzimi parashikon të gjitha hapat që duhet të ndjekë KQZ-ja për emërimin e ekspertëve dhe detyrat që u takojnë të kryejnë.

Comments (0)

Tags:

Raporti amerikan: Bankat greke, drejt hunerës financiare

Posted on 27 February 2009 by admin

Kriza shpërthen në bankat greke që kanë filialet e tyre edhe në Shqipëri. 11 miliardë euro “gropa e zezë” në Eurobank dhe Bankën e Pireut

Tiranë – Banka amerikane “Sitigrup” i ka dërguar katër javë më parë Bankës Qendrore të Greqisë raport-vlerësimin e saj lidhur me impaktin e krizës botërore ekonomike në bankat greke. Ky raport ishte një vlerësim i “Sitigrup” mbi analizën vjetore që kishte shpallur Banka Kombëtare e Greqisë. Rezultati i vlerësimit shfaqet gati i frikshëm. Bankat më të mëdha të Greqisë kanë një “gropë të zezë” prej 11 miliardë eurosh. E ky është vetëm fillimi.

Raporti

Ky raport është “kapur” prej mediave greke, ndërsa ishte mbajtur i fshehtë me shumë fanatizëm prej autoriteteve shtetërore për shkak të konkluzioneve të tij të hidhura. Dy ditë më parë, gazeta greke “Ta Nea” botoi konkluzionet e raportit ndërsa bankat që rezultojnë të zhytura në “gropën e zezë” të 11 miliardë eurove figurojnë me filiale edhe në Shqipëri. Katër javë më parë pasi u njohën me këtë raport, autoritetet greke pa përmendur ekzistencën e tij u bënë thirrje të gjitha bankave të tyre që të mos nxirrnin në asnjë mënyrë valutë drejt filialeve të tyre në Ballkan. Kjo deklaratë pati impakt dhe jehonë edhe në Shqipëri, megjithëse duket se dita-ditës po qartësohen dhe arsyet e kësaj thirrjeje radikale të zyrtarëve grekë. Megjithatë, një gazetë greke e quajtur “Tovima”, në pikun e paranojës nga kriza citonte zyrtarë të lartë të financave greke që jepnin garanci se Greqia nuk do të kursejë mbështetjen në çdo formë dhe mënyrë ndaj bankave të saj dhe filialeve të tyre në Ballkan. “Do të ishte gabim i madh strategjik që bankat greke t’i humbnin klientët, si në Greqi ashtu edhe në vendet e Europës Juglindore, ku zhvillojnë veprimtari”, – deklaroi Lidhja e Bankave Greke pak kohë më parë.

Analiza

“Është kjo pikëpamje që çon në dëmtim të vlerësimeve për 10 871 miliardë euro të Bankës Kombëtare të Greqisë, Eurobank dhe Banka e Pireut, d.m.th. 4,5 për qind e PBB-së. Shifrat kombëtare të huadhënies në Europën Juglindore arrijnë në 25 212 miliardë euro (në total janë 74 392 huadhënës). Eurobank ka dhënë 18 662 miliardë euro (total 64 576 miliardë euro), e ndjekur nga Pireas Bank me 9 722 miliardë (një numër i përgjithshëm prej 44 222 miliardë huash) të dhëna në Ballkan. Duke supozuar se 20 për qind e kredive në rajon do të kthehet në humbje për katër bankat, u identifikuan në 10 871 miliardë. Kjo shifër përbën humbjen më të madhe”, – shkruante dy ditë më parë gazeta greke “Ta Nea”. Më tej, gazeta detajon edhe arsyet që ka nxjerrë studimi lidhur me rënien e skemës së kredive te këto banka. “Në përgjithësi, bankat në vitet e mëparshme vendosën për dhënie kredish në proporcion me rajonin, duke rezultuar në rritjen e kreditit për të kandiduar në një normë prej rreth 60 për qind në vendet e Ballkanit. Tani, rritja e kreditit ka rënë, ndërsa gjysma e kredive të kaluara është konsideruar si bombë shpërthyese. Dhënia e kredive është bërë kryesisht në euro në Ballkan, me normat që variojnë nga 35-65 për qind në kreditime shtëpish dhe nga 10-70 për qind në kreditime për biznes. Me rrezikun e kursit të këmbimit dhe me rritjen e aktivitetit ekonomik, bankat duhet të bllokojnë dhënien e kredive, që është një kërcënim në rritje”, -nënvizon raporti i “Sitigrup”. Analistët theksojnë se “Sitigroup” shprehu shqetësim të veçantë në lidhje me paaftësinë e bizneseve dhe familjeve për të përmbushur detyrimet e marrëveshjeve të kredisë. “Sitigroup” e konsideron raportin e Bankës Qendrore greke si ekstrem. Nga analistët dhe bankierët grekë këto shifra konsiderohen si një nga rreziqet më të mëdha të tregut.

Comments (0)

Tags:

Dosja “Fazlliç”, lekët për Flutura Kolën i nisi pronari i “Rudnap”-it

Posted on 20 February 2009 by admin

Zbardhen detajet e transaksionit nga Zvicra të firmës “Pluto International”. Damir Fazlliç refuzoi të jepte shpjegime për këtë firmë në Prokurori
Tiranë – Transaksioni bankar i lëvrimit të parave për blerjen e kompanisë “Croun Acquisitions” të Damir Fazlliçit nga Zvicra në Tiranë është bërë nga firma “Pluto International”, e cila rezulton në pronësi të Vojin Lazareviç, pronar gjithashtu i kompanisë “Rudnap” dhe “Altaria Research Limited”. Prokurorët e dosjes “Fazlliç”, Dritan Reshka dhe Besnik Cani, gjetën pikërisht emrin e kësaj firme si dërguese nga Zvicra gjatë verifikimit që kryen në bankën (marrëse) shqiptare, ku Flutura Kola shkoi për t’i tërhequr “kesh”. Por të dhëna publike tregojnë qartazi se firma “Pluto International”, që bëri pagesën nga Zvicra, është në pronësi të Vojin Lazareviç, pronar i “Rudnap”-it serb, që na ka importuar rreth 106 milionë euro energji në dy vitet e fundit. Gjatë seancës pyetësore, prokurorët e pyetën zotin Fazlliç për origjinën dhe rolin e firmës “Pluto International”, por zoti Fazlliç refuzoi të jepte detaje. Nga ana tjetër, prokurorët kanë dërguar letërporosi në Zvicër për të siguruar në mënyrë zyrtare të dhënat e kësaj firme, ndërsa paraprakisht dokumente zyrtare që mund të sigurohen kollaj në faqet elektronike të institucioneve zyrtare serbe kristalizojnë zotin Vojin Lazareviç si pronarin e kësaj firme. Në këto kushte është e qartë se njeriu që ka “paguar shpenzimet” ka qenë zoti Lazareviç, ndërsa deri më datën e transaksionit ai rezulton se ka kryer në Shqipëri tregti me energjinë elektrike dhe nuk ka negociuar asnjëherë shitblerje trojesh në Porto Romano. Kjo është një tjetër e dhënë që i bën prokurorët të verifikojnë nëse dërgesa prej 1.7 milionë eurosh mund të ketë ardhur si divident i pazareve me importin e energjisë elektrike dhe jo si pagesë e padeklaruar për blerje trojesh në Porto Romano, sikurse zoti Fazlliç pretendoi edhe publikisht.
Lidhjet
Damir Fazlliç nuk është sekseri apo ndërmjetësi që lidh prokurimet miliardere të KESH-it me kompaninë “Rudnap”, por ai është shitësi i energjisë, i “fshehur” pas markës “Rudnap”. Dokumente të publikuara pak kohë më parë në “Albania” hodhën dritë për ortakërinë domethënëse në mes të Tiranës mes Fazlliçit dhe Vojin Lazareviçit, ndërsa ky i fundit është pronari i grupit “Rudnap”. Gjithçka lidhet me firmën “Croun Acquisitions”, të cilën Damir Fazlliç ia shiti vetes (nëpërmjet firmës së tij “Altaria Research Limited”) në mesin e vitit 2007, duke mos paguar asnjë detyrim ndaj shtetit. Një vit më vonë, në tetor të vitit 2008, Fazlliç ndërroi statusin e kësaj shoqërie nga shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në shoqëri aksionare. Ky ndryshim statusi kërkoi dhe depozitimin e të tjera dokumenteve nga ana e Fazlliçit, ndërsa ortak me të në firmën “Croun Acquisitions” rezultojnë dhe Vojin Lazareviç së bashku me Sandra Berberoviç (anëtare e bordit menaxhues të grupit “Rudnap”).
Zagreb
Në regjistrin shtetëror të regjistrimit të firmave në Zagreb të Kroacisë rezulton se firma ”Altaria Research Limited”(të cilën Fazlliç e pretendoi si të tijën) ka krijuar më 19 nëntor të vitit 2007 firmën ”Rudnap Energija d.o.o”. Dokumente të marra në burime zyrtare kroate, të cilat saktësojnë se kompania e re, e krijuar në Kroaci, është regjistruar në regjistrin tregtar kroat me NIPT-in Tt-07/13527-2, me numër regjistri 080632088. Sipas të dhënave shtetërore kroate, firma kishte për qëllim operimin në tregun energjetik, negociimin dhe shitjen e energjisë elektrike. Por lidhja vazhdon edhe në Vjenë, ku pikërisht i njëjti përfaqësues i firmës serbe ”Rudnap” bën dhe përfaqësuesin e kësaj firme për llogari të firmës ”Altaria Research Limited”. Më konkretisht, bëhet fjalë për zotin Aleksandër Lupsiç, i cili përfaqëson grupin “Rudnap” në Vjenë.

Në gjurmët e “Rudnap”-it nisen letërporosi edhe në Zagreb

Prokurorët e dosjes “Fazlliç” kanë dërguar në Zagreb të Kroacisë letërporosinë ku është regjistruar dhe firma “Rudnap Energija d.o.o”, e cila është evidentuar në media si një kompani e krijuar nga firma qipriote “Altaria Research Limited”. Kjo e fundit ishte në epiqendër të skandalit dhe hetimeve për transaksionin e dyshimtë prej 1 milion e 700 mijë eurove, që dyshohet se është kryer si një operacion i pastrimit të parave. Prokurorët kanë parashtruar në letërporosi sigurimin e të gjitha të dhënave të firmës. Prokuroria e Tiranës ka tërhequr pak ditë më parë të gjithë dokumentacionin që kjo firmë ka depozituar pranë Korporatës Elektroenergjetike, ku vetëm për dy vitet e fundit ka fituar 106 milionë euro tendera importimi energjie nga prokurimet e KESH-it. Ekskluzivisht lidhjen që firma qipriote “Altaria Research Limites” ka me degën e “Rudnap”-it në Zagreb. Firma qipriote “Altaria Research Limited” i bleu në Tiranë Damir Fazlliçit firmën “Croun Acquisitions”. Ky operacion i blerjes së firmës rezultoi i paligjshëm, ndërsa porsa Prokuroria nisi procedimin penal, Fazlliçi deklaroi se ia kishte shitur vetes. Pra dhe firma “Altaria Research Limited” ishte në pronësi të tij, sipas vetë Fazlliçit. Por sikurse tregon shpallja publike e Agjencisë së Regjistrimit të Kompanive rezulton se firma qipriote ka themeluar në Zagreb degën e “Rudnap Energija d.o.o”. Pikërisht kjo nyje e zbuluar nga “Albania” është bërë pjesë e hetimeve të Prokurorisë.

Comments (0)

Tags: , , ,

Transaksioni, firma “Pluto”, e hetuar në Serbi për pastrim parash

Posted on 19 February 2009 by admin

Zbardhet raporti i zyrës së Antikorrupsionit serb për pastrimin e parave. Vojin Lazareviç, i përmendur për krime financiare me oligarkët rusë

Tiranë – Pronari i firmës “Pluto International” (dhe i Rudnap-it njëkohësisht), Vojin Lazareviç, është hetuar nga Komisioni Parlamentar i Antikrimit Fiskal në Serbi në vitin 2004 për manovrat financiare që ka bërë me këtë firmë në privatizimin e Bankës së Kursimeve të Serbisë për llogari të një banke ruse. “Albania” disponon të plotë raportin hetimor administrativ, ndërsa objektivi i hetimeve ishte zbardhja e disa procedurave dhe transaksioneve shumë të dyshimta (deri në 4 miliardë dollarë), pjesë e të cilave ishte dhe firma “Pluto”. Raporti ka konkluduar se privatizimi në fjalë është kryer në kushte të plota konspiracioni dhe shkelje të ligjit, ndërsa detajohen rast pas rasti dhe shkeljet. Konkretisht, për zotin Lazareviç përmendet fakti se ai, nëpërmjet firmës “Pluto International”, ka përfituar qindra miliona dollarë, teksa bie në sy dhe bashkëpunimi i tij në vitet 2001-2004 me zotin Vuk Hamoviç, i cili është dhe pronari i firmës “EFT”, që gjithashtu në ato vite ka qenë importuesja jonë më e madhe e energjisë elektrike!
Darka sekrete
Jo më larg se shtatori i vitit 2007, gazeta “Slobodna Bosnia” u hap me një kryeartikull në të cilin flitej për një darkë sekrete të zhvilluar po atë muaj mes disa njerëzve shumë të pushtetshëm, të mbledhur dhe të thirrur nga Farudin Radonica, një pronar i fuqishëm mediash në Bosnjë, i përfolur për lidhje dhe shantazhe për tendera. Bëhej fjalë për një takim ku ishin të pranishëm Vojin Lazareviçi, bosi i Rudnap-it; Nexhat Brankoviç, kryeministër i Bosnjës; Tom Rixh lobist amerikan; Damir Fazlliç, biznesmen; si dhe Almir Dzhuvo, kreu i shërbimit sekret të Bosnjë-Hercegovinës. Artikulli krijoi sensacion të madh dhe si për të mësuar diçka më tepër, Televizioni shtetëror boshnjak i mori një intervistë televizive bosit të Rudnap-it, Vojin Lazareviç. Në këtë intervistë Lazareviç përmendi disa detaje që duket se në dritën e fakteve të sotme hedhin dritë mbi shumë zhvillime, e sidomos me lidhjet e tij me Damir Fazlliçin. Lazareviç u shpreh gjatë intervistës se në këtë darkë ishte folur për tregtinë e armatimeve dhe investimet në energjetikë.
Mik i Arkanit
Ndërsa Damir Fazlliçi është lakuar nga mediat boshnjake si nipi i ish-kreut të shërbimit sekret jugosllav (Jovica Stanishiç) në kohën e Millosheviçit, tashmë Fazlliçi rezulton i lidhur në marrëdhënie të fuqishme biznesi edhe me bosin e firmës “Rudnap”, Vojin Lazareviç, i cili gjithashtu ka pasur lidhje të forta me njerëzit e fortë të regjimit të Millosheviçit. Bosi i firmës serbe “Rudnap”, Vojin Lazareviç, ka pohuar lidhjet me një nga biznesmenët më famëkëqij, si Zhelko Raznatoviç, Arkani. “E pranoj që kam pasur biznese me të. Por nuk është se kam pasur ndonjë miqësi apo shoqëri me zotin Raznatoviç. Kemi qenë të zënë në bizneset tona dhe kemi pasur disa ortakëri. Vetëm kaq”, – është shprehur Lazareviç. Ndërsa i pyetur për angazhimin e tij në Partinë Nacionaliste të Malit të Zi (e cila njihej për mbështetjen maksimale ndaj Karaxhiçit dhe për armiqësinë me shqiptarët), Lazareviç ka pranuar se ka qenë aktiv dhe me post në këtë parti, duke “premtuar” se në kohët e sotme është më pak radikal. “Nuk kam qenë kurrë zëvendëskryetar, por anëtar dhe financues. Më vonë, pas rrëzimit të Sllobodan Millosheviçit, mora post në këtë parti. Nuk mund të them se kam ndonjë pendesë për aktivitetin tim. Po shikoni… se kohët ndryshojnë, njerëzit evoluojnë. Prandaj nuk bëhet fjalë për pendesë, por për evoluim do të thosha unë”, – ka deklaruar Lazarevi

Fazlliçi në biznesin e naftës me rusët e “Lukoil”

Damir Fazlliç është një ortak i rusëve të “Lukoil”. Gjiganti rus i naftës është tashmë “de fakto” dhe në Shqipëri nëpërmjet firmës “Petrol Slovenia”, në të cilën është prezent dhe Fazlliçi. Shqyrtimi i dokumentacionit që firma “Petrol Slovenia” ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ku ndër të tjera spikat dhe një procesverbal i mbledhjes së Bordit Mbikëqyrës së kësaj firme në Slloveni, në të cilin është marrë dhe vendimi për miratimin e projektit të bashkimit me rusët e “Lukoil”. Firmat energjetike ruse janë nga më të fuqishmet dhe mund të investojnë pasi kanë mjetet e nevojshme financiare. Ato kanë interes në radhë të parë në sektorë ku bëhet fjalë për ngritje sistemesh tubacioni, linjash përçuese dhe rezervuarësh. Kjo ka të bëjë me faktin që Ballkani ka një lloj funksioni transiti për firmat ruse të sektorit të energjisë, për naftë dhe gaz. Damir Fazlliç është aksioner te firma “Petrol Slovenia Tirana” me 49 për qind të aksioneve, që i zotëron nëpërmjet Qipros. Fazlliç është bashkëpronar (së bashku me bosin e Rudnap-it, Vojin Lazareviç) në Qipro, në firmën “Poligraf Invests”. Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se për këtë firmë ka nënshkruar si “drejtoreshë provizore” dhe Janula Markantoni. Ky është një emër që është gjetur dhe në firmat e tjera të Fazlliçit, madje në rastin e firmës së hetuar dhe nga Prokuroria (Croun Acquisitions) ajo ka nënshkruar si përfaqësuese nga Qiproja e një tjetër firme që mbante përgjegjësi për Croun Acquisitions. Kjo firmë quhet “Skysec Secreatarial Limited” dhe përfaqësuesja e saj e paraqitur në dokument me emrin Janula Markantoni (I njëjti person) ka nënshkruar në cilësinë e “firmës sekretare”. Në të majtë të dokumentit të lëshuar si prokurë për Flutura Kolën. Në të dyja rastet ishte Damir Fazlliç dhe në të dyja rastet ishte dhe zonja Markantoni. Edhe kësaj here prokura ishte për Flutura Kolën në Tiranë.

Karburantet, Fazlliç dhe Lazareviç me dy firma “të panjohura”

Fazlliç dhe Lazareviç, nëpërmjet firmës së tyre qipriote “Poligraf Invests Limited”, kanë autorizuar avokaten Flutura Kola të bënte regjistrimin në Tiranë të firmave “Petrol Slovenia Tirana Wholsale” dhe “Petrol Slovenia Tirana Distribution”. Këto dy firma u regjistruan zyrtarisht në gjykatë më 6 korrik 2007 dhe në bazë të dokumentacionit zyrtar (të siguruar në Qendrën e Regjistrimit të Biznesit në Tiranë), rezulton se ato kontrollohen nga dy firma të ndryshme në ortakëri me njëra-tjetrën. Njëra prej ortakeve është firma sllovene “Petrol Slovenia” (me 51% të aksioneve), ndërsa ortaku tjetër është firma qipriote “Poligraf Invests Limited” (me 49% të aksioneve). Pikërisht në firmën qipriote “Poligraf Invests Limited” zbardhet dhe ortakëria mes Fazlliçit dhe Lazareviçit, të cilët janë bashkëpronarë të kësaj firme që operon nga Nikosia. Zyrtarisht firmat “Petrol Slovenia Tirana” kanë përfaqësues në Tiranë zotërinjtë Roman Mazi, shtetas slloven (për “Petrol Slovenia”) dhe Dushan Gërbiç, shtetas serb (për “Poligraf Invests Limited). Nga verifikimi dhe krahasimi i dokumenteve rezulton se ka një person që lidh historinë e kësaj firme të panjohur të Fazlliçit me firmën “Croun Acquisitions”, e cila është bërë objekt i hetimit nga Prokuroria shqiptare. Në të dyja rastet janë prokurat për znj. Flutura Kola ato që nxjerrin në pah këtë person. Sikurse në rastin e blerjes së firmës “Croun Acquisitions”, firma qipriote “Altaria Research Limited” autorizoi Kolën me prokurë të kryente blerjen, ndërsa në prokurë kishte nënshkruar në cilësinë e drejtoreshës së firmës zonja Janula Markantoni.

Comments (0)

Si i falën fondacionit Besa 12 milionë $ dy kryeministra shqiptarë

Posted on 11 February 2009 by admin

Janë 14 milionë dollarë që dy Kryeministrat Pandeli Majko dhe Fatos Nano i kanë dhënë drejtpërdrejtë Fondacionit Besa për 5 vjet në periudhën 1999 – 2004. Krijimi dhe fuqizimi i Fondacionit Besa deri në spekulacionet tipike sorosiane për krijimin e tre Besave që i kalojnë paratë e shqiptarëve dhe të donatorëve nga njëra “Besë” tek tjetra me qëllim pastrimin e origjinës publike të fondeve të disbursuara, është një histori e gatshme për dosje hetimore pasi në mënyrë të qëllimtë është shkelur ligji dhe shtetit i është shkaktuar dëm në shuma të pallogaritshme. Teknika e aplikuar ka qenë tipike sorosiane: ” targeto vende në vështirësi social-ekonomike në nevojë që janë nën fokusin e donacioneve ndërkombëtare, ” gjej qeveri të dobta në kohë krize, ” ngri një fondacion “të shoqërisë së hapur” dhe krijo spinoff-e sorosiane të cilat shëndoshen me fondet e ndërkombëtarëve duke u prezantuar si shoqata të pavarura lokale, ” kariko mediat dhe spinoffet sorosiane për të mbajtur nën presion zyrtarët e targetuar, ” shfrytëzo në maksimum pikat e dobta të zyrtarëve shtetërorë, korruptoi dhe mbaji nën presion, zëvendësoi ata në rastin më të parë me “politikanë të politikës së re” karriera e të cilëve është krijuar dhe sponsorizohet nga strukturat e Soros, ” ngri një rrjet të njerëzve të Soros brenda shtetit dhe garanto kontroll “underground” mbi të tre pushtetet, ” thith fondet publike dhe ato të ndihmave ndërkombëtare nëpërmjet fondacioneve që luftojnë varfërinë dhe pastaj kaloi ato në shoqëri aksionere të cilat ia “dhurojnë” aksionet vetë Soros, ” sponsorizo mediatikisht dhe politikisht kriza që largojnë vëmendjen nga pekulacionet sorosiane. Kjo metodë tipike sorosiane në Shqipëri ka funksionuar në mënyrën më tipike në rastin shqiptar ku një nga protagonistët e skenarit sorosian ka qenë Fondacioni Besa dhe dy bijëzat e saj Fondi Besa sh.a. dhe Fondacioni Albanian Besa Capital. Në të gjitha dokumentat zyrtarë që janë të publikuar deri më tani rezultojnë 4 emra si personat kryesorë që kanë ushqyer me hir apo me pahir skemën Besa, e cila tregon qartë se deri në cilën majë të piramidës shtetërore ka funksionuar kjo skemë. 4 zyrtarët shqiptarë që në kundërshtim me interesat e shtetit shqiptar mbështetën në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë proçedurë tenderimi Fondacionin Besa janë Kryeministrat Pandeli Majko dhe Fatos Nano, si dhe dy Guvernatorët Shkëlqim Cani dhe Ardian Fullani. Në 19 Korrik 1999, Kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko i dha Besës në mënyrë arbitrare gjysmën e projektit prej 22.9 milionë dollarësh të shtetit shqiptar nga të cilat 12 milionë dollarë ishin kredi shtetërore e Bankës Botërore, 1.4 milionë dollarë ishin financim i Agjencisë Zvicerane për Kooperim dhe Zhvillim, dhe vetëm 1.4 milionë dollarë ishin kontribut i Soros (nga të cilat vetëm 1 milionë dollarë ishin kapital që do të hidhej në fushën e kredive). Këto para që iu dhanë Fondacionit Besa dhe Fondit të Zhvillimit Rural në mënyrë ëtë barabartë përbëjnë edhe sasinë më të madhe që shteti shqiptar shqiptar mund të ketë kontribuar ndonjë herë për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri. Por duket se Kryeministrat shqiptarë kanë qenë në garë se kush t’I japë më shumë Sorosit nga paratë e shqiptarëve. Është Kryeministri Fatos Nano ai i cili kontribuoi pranë Fondacionit Besa me 2 milionë dollarë të tjera që iu morën Agjencisë Shqiptare të Garancisë (AGSH), dhe iu dhuruan Soros në dt 23 Korrik 2004. Ky akt i paprecedentë i dhuratave seriale të parave të shqiptarëve që i jepeshin atij që presupozohej se duhej tu jepte para shqiptarëve, merr një përmasë të re kur mendon se vetëm dy javë më parë se Fatos Nano të dhuronte 2 milionë dollarë, Gjykata e Larta kishte nxjerrë një Vendim që diskreditonte rëndë praktikat fiskale të Fondacionit Besa. Sipas Vendimit të Nr. 1420 dt 8 Korrik 2007 të Gjykatës së Lartë, skema e evazionit fiskal të Fondacionit Besa (e cila fshihej pas termave edukim dhe jofitimprurës për të realizuar fitime milionash), pësoi një goditje të rëndë, sidomos në nivelin e reputacionit ndërkombëtar. Dhe në këtë rast fajtori mori pozicionin e viktimës. Kryeministri Fatos Nano për t’a rehabilituar dhe marrë me të mirë Sorosin, me shpresën e kotë të ushqyer nga shefi i tij i Kabinetit Agim Isaku se Soros do të ndihmonte imazhin ndërkombëtar të Qeverisë Nano, jo vetëm që iu dhuruan 2 milionë dollarë, por u mor edhe një Vendim i Këshillit të Ministrave për “të lehtësuar barrën fiskale të Fondacionit Besa”, privilegj ky që nuk iu ofrua institucioneve të tjera jobankare të mikrokreditit. Vit pas viti, Besa u ushqye me paratë e shqiptarëve që buronin nga buxheti i shtetit, nga kreditë që merrte shteti shqiptar nga institucionet ndërkombëtare si dhe nga interesat e larta vjetore që duhej të paguanin kredimarrësit e vegjël shqiptarë. Pikërisht në kohën kur legjislacioni shqiptar në fushën e mikrokreditit filloi të standartizohej me kërkesat e MSAsë në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë, Fondacioni Besa kaloi në informalitet të plotë sepse e kishte të pamundur të operonte si çdo subjekt tjetër jobankar kredidhënieje, pasi ishte ndërtuar mbi informalitet dhe nuk i mbijetonte dot rregullave të lojës së konkurencës së ndershme. Pikërisht në këtë periudhë, Qershor 2007 – Janar 2009, Fondacioni Besa i ushqyer me dhjetra miliona euro dhe dollarë të përfituara me ndërmjetësimin e Qeverisë Shqiptare nëpërmjet zyrtarëve të korruptuar në vite dhe nën “kompetentët” Fullani dhe Cani, publikoi të dhëna të rreme gjoja sikur Fondacioni Besa është transformuar në Fondi Besa sh.a. Ky proçes transformimi, proçes i cili synonte të kalonte në formë dhurate paratë e shqiptarëve nga numrat e llogarisë bankare të një fondacioni të Soros drejt një shoqërie tregtare aksionere të Soros, është një proçes krejtësisht i paligjshëm, i pamundshëm juridikisht dhe krejtësisht i papranueshëm financiarisht. Por grykësia e famshme e Soros edhe në këtë rast nuk ka lënë vend për ekuivoke. Sipas të dhënave më të fundit, rezulton se shoqëria tregtare Fondi Besa sh.a. paska kërkuar gjatë 2007-2008 që të mos taksohet! Ky kërkesë absurde jashtë çdo logjike juridike dhe financiare, përcakton edhe modelin tipik sorosian të arrogancës dhe mosrespektimit të rregullave të lojës të konkurencës së ndershme dhe të respektimit të shtetit ligjor dhe të detyrimeve ndaj tij.

Comments (0)

Tags:

Veliaj 8000 anëtarë për të pastruar paratë e pista të G99!

Posted on 09 February 2009 by admin

200 zëhollët e Sorosit si 200 petritat e Enverit
Prej mëse një jave Veliaj &CO deklaroi se OJF G99 do të kthehet në Parti Politike. Në fakt po ashtu si rasti i Fondacionit Besa që operoi prej vitesh pa licencë në tregun bankar duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të fajdesë duke siguruar një normë fitimi 1 milionë me 150 milionë dollarë, edhe Shoqata G99 u mundua të operojë në tregun politik si një shoqatë jofitimprurëse me qëllim fshehjen e burimeve të fondeve dhe mos detyrimin për transparencë përballë Kontrolllit të Lartë të Shtetit siç e kërkon edhe ligji për partitë politike.
Prej mëse 1 viti partia e Velisë shpenzoi çerek milioni euro të shoqërisë civile dhe të burimeve të tjera të fshehta duke mos bërë asnjëherë transparencë por vetëm duke prodhuar slogane dhe terma populiste deri në idiotësi të tipit “aksionarë” apo “kontribute të studentëve dhe pensionistëve”. Paratë që përdori grupi sorosian i Velisë vinin nga disa projekte të MJAFT dhe nga “ndihma” të disa biznesmenëve “idealiste” që nuk i kërkojnë asnjë kompensim Velisë ps zgjedhjeve (!). Në fakt biznesmenët shqiptare e dinë që Veliaj është politikan shterp dhe që nuk ofron asgjë për të ardhmen por është hija e Edi Ramës që i detyron të paguajnë miliona për grupin karnavalesk zëhollë të G99.
Vetëm një javë më parë, Veliaj zhgënjeu dhe të fundit gazetarë shqiptarë që i mbushnin mëndjen vetes se Veliaj ishte në gjendje të qulloste ndonjë gjë në tregun politik. 365 ditët e sprovës së G99 janë një ndër rastet më tipike të dështimit që mund të ketë pasur ndonjë parti politike në Shqipëri në aspektin organizativ dhe rekrutues. Përrallat e mëdha të një viti më parë të Velisë të reklamuar nga media e Tiranës e kontrolluar nga paratë dhe njerëzit e Soros se ai do të mblidhte ajkën e kombit rezultuan një dështim total të Shtunën e kaluar. Në sallën e Hotel Tiranës që me zorr mban 200 vetë, të vetmit kapacitete të reja të Shqipërisë ishin rrogëtarët zëhollë të spinoffeve të Soros. Dhe këta ishin a nuk ishin 20 vetë. Të tjerët ishin kalamaj dhe studentë të programit të debatit që flejnë në hotelet më të shtrenjta me paratë e Soros. Kjo “elitë” e re e Shqipërisë ishte shumë larg limitit minimal të formimit të një partie që përcaktohet në ligj (500 persona). Por Velias i duhet ende shumë punë për të siguruar të paktën 500 firma (0.04% e elektoratit apo 2 % e votave për një deputet të vetëm që në rastin e proporcionalit rajonal reduktohet dri në 0.6 % e një deputeti). Zhgënjimi me emrin Veliaj në radhë të parë është një zhgënjim për vetë Soros por kjo është një histori tjetër se si Remzi Lani, Edi Rama, Piro Misha, Milva Ekonomi, Valdete Sala, Henri Çili etj, etj, gënjejnë vetë Jonas Rolet, mëkëmbsin e superpaguar të Soros për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë.
Tashmë loja e Veliajt është të bëjë sikur ka forcë politike nga mbrapa që ndërkohë të thithë sa më shumë para dhe të luajë rolin e pisqollës politike ndërkombëtare dhe mediatike të Ramës dhe Soros në gjirin e të majtës. G99 është një parti fantazëm ende e paregjistruar në Gjykatën e Tiranës pasi nuk mbledh dot as 500 firma.
Por Problemi këtu qëndron diku tjetër. 200 petritat zëhollë (kusht për tu bërë lider te G99) janë një shifër që pengon haptaz pastrimin e parave të pista të G99. Sepse nëse do ti referohemi budallallëkut për financim nga kuotizacioni i G99 paratë e tyre nuk dalin as për të prodhuar një fletëpalosje të vetme. Sepse G99 ësht një parti milionere dhe sipas ligjit të partive politike çdo parti duhet të bëjë transparente fondet para fushatës te Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe në momentin e fushatës elektorale ajo është e detyruar që të publikojë pikërisht burimin e financimeve dhe dokrrat me aksionerë nuk i hajnë as banorët e pallatit të vet e le më institucionet.
Për këtë arsye Veliaj ka filluar një praktikë të re mashtrimesh publike mbi burimin e parave të pista të partisë private të Soros në Shqipëri.
Shifra prej 8000 anëtarësh e prezantuar të Premten në dt 6 Shkurt në Vizion Plus në emisionin proVeliaj “Zonë e Lirë” (në fakt vetëm 3 javë më parë u deklaruan 10 mijë anëtarë te Televizioni Neës 24) është një lojë për të pastruar burimin e parave të pista të parave të G99. Loja e ndyrë që po luan Veliaj me transparencën që nuk e ka njohur kurrë në jetë dhe këtë e ka mësuar nga punëdhënësit e tij të vërtetë, synon të fshehë burimin real të superfinancimeve të G99.
2 muaj më parë  publikuan skemat e pastrimit online të parave të G99 e cila realizohej nëpërmjet një biznesi të dyshimtë në Shqipëri të regjistruar nga Endrit Kromidhja, ish-financier i Lëvizjes MJAFT dhe konsulent financiar i Fondacionit MJAFT (fondacion që ka dhënë kredi me përqindje dhe një ditë zhduku 300 mijë eurot e ndërkombëtarëve dhe gjithë dokumentacionin e vetë Fondacionit bashkë të gjitha asetet e tjera). Sipas investigimit  rezultonte që burimet e dhurimeve online të Grupimit G99 realizoheshin nëpërmjet ndërmjetësisë së garantuar të biznesit gjoja amerikan Mozaik sh.p.k. i cili ka të njëjtën adresë prezantimi me zyrën e biznesit të paligjshëm të vëllait të Erjon Velisë Grafik Propaganda. Vetë Grafik Propaganda është në tjetër një vrimë e zezë e parave të familjes Veliaj e cila ka prodhuar me shumicë fatura qindramilionësh për MJAFTin dhe ka bërë biznes të paligjshëm me komapni duhani, bastesh etj pa paguar as edhe një taksë të vetme në zyrat e tatim taksave, pasi nuk është regjistruar kurrë si biznes i ligjshëm por është fshehur nëpërmjet vulës së spinoffit sorosian Shoqatës Fshati Urban. Mozaik sh.p.k. realizon një lojë të pisët të pastrimit të parave të G99 pasi duke përdorur një faqe interneti e cila nuk tregon se në cilën Bankë derdhen paratë e Veliajt, dhe qarkullimi i parave realizohet me karta krediti, pa dyshim që numri bankar i G99 vetëm në Shqipëri nuk mund të jetë. Ndërkohë që me lojën inflacioniste të 8000 anëtarëve që paguajnë Veliajn po përgatitet loja e pastrimit të parave të pista të G99 që burojnë në mënyr ëtë paligjshme nga donacionet ndërkombëtare për shoqërinë civile dhe nga bizneset që financojnë underground Velinë & Co. Siç e di çdo shqiptar, 8000 anëtarë për një parti është shumë dhe Veliaj i cili deklaroi 8000 anëtarë edhe për MJAFTin në median e huaj nuk mblodhi dot në protestat e tij as 30 vetë me përjashtim të rasteve kur opozita i dërgonte militantë (fakte të denoncuara nga vetë organizatorët e opozitës). Sot Veliaj duke u fshehur pas shifrave fiktive shpik teorinë se 8000 anëtarët e MJAFTit shkuan te G99 çka i bie që e gjithë puna organizative e deritanishme e G99 paska qenë punë e vetë MJAFTit. Në fakt ky është një komprometim i ri përballë ndërkombëtarëve për paratë e tyre te MJAFT. Në fakt as MJAFT dhe as G99 nuk kanë pasur kurrë anëtarësi 4 shifrore. Ata as që e njohin një fat të tillë dhe kurrë nuk do ta kenë pasi janë struktura impotente të njerëzve të paaftë që nuk dinë të bëjnë bashkë as 500 vetë pasi janë dështakë të lindur që nuk kanë asnjë shans të fitojnë besimin e njerëzve dhe për këtë kanë dështuar 6 vjet me radhë. Gjysma e anëtarëve të G99 janë nxënës të shkollave të mesme ndërsa gjysma tjetër janë studentë dhe tek tuk edhe ndonjë pak më i rritur, por të gjithë bashkë nuk bëjnë dot as 500 vetë.

Pse zgjodhi Veliaj biznesin Mozaik sh.p.k. për të pastruar paratë e pista të G99

Sipas të dhënave të faqes zyrtare të G99 (ëëë. Erion Veliaj me vëllain e tij ka shpikur një teknikë të re të fshehjes së burimeve financiare të partisë së tij milionere. Veliaj ka krijuar një derdhje online parash per Grupimin e tij politik G99 drejt një biznesi privat me qendër në SHBA Mozaik.shpk me Adresë: 3450 Acworth Due West Rd, në, Suite 150, Acëorth GA 30144, USA me nr tel: (1) 404-468-8554 dhe me adresë në Tiranë Adresa: Rr. Dervish Hima, P. Leskov 1/5, Tirane , Tel: (+355) 42227877, biznes i cili funksionon në Shqipëri në fusha të shit-blerjes online dhe një ndër fushat e shërbimeve të saj është edhe realizimi i pagesave dhe transferove online. Arsyeja pse është zgjedhur nga Veliaj ky biznes për të derdhur paratë e G99 është shumë e thjeshtë. Mjafton të lexosh politikën e privacisë së këtij biznesi dhe kupton shumë:
“Tek Mozaik Sh.P.K., ne kuptojme mire ceshtjen e ruajtes se informacionit personal. Perdoruesit e internetit jane gjithmone te shqetesuar me te drejte se si apo ku do perfundoje informacioni i tyre.
Ne respektojme informacionin tuaj personal dhe e trajtojme ate me nje rendesi te veante. Ne nuk japim informacion mbi klientet tane asnje pale te trete per asnje arsye, perve ne rastet ku bashkepunojme me organet e ligjit kur eshte kryer nje shkelje ligjore kunder kompanise sone
Informacioni juaj personal eshte i sigurt me ne. Ky eshte premtimi yne per ju.
Informacioni personal i klienteve ruhet i kriptuar per siguri maksimale.”
Arsyeja pse Veliaj ka zgjedhur këtë kompani për të derdhur paratë e G99 online është pikërisht garancia që ka ai për të ruajtur në mënyrë sekrete llogarinë bankare të G99, e cila në mënyrë krejtësisht jo transparente nuk tregon destinacionin. Në asnjë të dhënë nuk jepet një numër bankar se ku përfundojnë paratë e G99. Nuk tregohet asnjë bankë apo nr bankar brenda apo jashtë Shqipërisë se ku depozitohen këto para. Por ajo që është më kryesorja është se burimet nga mund të financohet G99 mund të jenë edhe jashtë Shqipërisë dhe kjo është një shkelja e hapur e ligjit shqiptar për mbështetjen e forcave politike. Burime nga mbi 150 shtete mund të kontribuojnë për forcën politike të Erion Veliajt dhe Ligji Shqiptar për partitë politike është shumë i qartë: nuk lejohet asnjë mbështetje nga jashtë. Ndaj dhe Veliaj me një gur ka vrarë 3 zogj. Duke zgjedhur një biznes amerikan që ruan me përpikmëri privacinë e klientit (G99 së Velisë), nuk lejon asnjë informacion mbi sasinë dhe kontribuuesin e transfertave financiare të klientit dhe aq më pak destinacionin e tyre. Kështu nuk prezantohet as minimumi i transparencës financiare, që është numri bankar ku depozitohen këto para. Veliaj ka krijuar kështu partneritet me një biznes i cili kryen transferuat e G99 por nuk mund të tregojë se ku i dërgon sepse ka kontratë privacie me maestron Veliaj. Siç shihet edhe nga faqja e internetit të Mozaik.shpk, ky biznes që është krijuar në Shqipëri, një vit pas krijimit të MJAFT, drejtohet nga një biznesmen amerikan dhe është i fokusuar në shërbime shit-blerjesh online. Klienti më i ri i tij është Erion Veliaj dhe G99, të cilët përdorin Mozaik.sh.p.k për të kryer transferta financiare të cilave nuk u gjendet as nami dhe as nishani.

Comments (0)

Advertise Here
Advertise Here