Categorized | Shqiperia

Buzek liberalizimi i vizave ne korrik te 2010

Posted on 13 January 2010 by admin

Parlamenti evropian përmes presidenti të tij Jerzy Buzek e ka vlerësuar të dëmshëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian bojkotin e Kuvendit nga opozita shqiptare. Duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes pozitës dhe opozitës, Buzek u shpreh se bojkoti shuan mundësitë për bashkëpunim. Buzek ia përcolli këtë shqetësim kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli gjatë një takimi që zhvilloi me të në Bruksel. “Unë do të thosha diçka nga këndvështrimi im. Nëse nevojiten të ndryshohen shumë gjëra në vendin tuaj, ashtu sikur dhe në vende të tjera, në të vërtetë nevojitet një bashkëpunim midis opozitës dhe pozitës. Ne e dimë se gjithnjë ka tensione ndërmjet koalicionit (pozitës) dhe opozitës, si në çdo vend demokratik, por një lloj bashkëpunimi është i domosdoshëm, specifikisht në këto momente kur të dyja palët, pozita dhe opozita, në Shqipëri duan të hyjnë si shtet në BE. Pra, në këtë pikëpamje, duke qenë përgjegjëse, bojkote të tilla janë shumë të këqija (të dëmshme), sepse nuk jep shumë mundësi për të bashkëpunuar”, – tha Buzek. Edhe Kryetarja e Parlamentit Topalli nga ana e saj ripësëriti ftesën për kolegët e saj opozitarë. Por pavarësisht këtyre zhvillimeve jopozitive në vendin tonë, presidenti i PE-së u shpreh optimist për realizimin e procesit të liberalizimit të vizave në korrik të këtij viti. “Një nga çështjet më të rëndësishme në diskutimet midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë është diskutimi në nivel parlamenti. Nga kjo pikëpamje është e nevojshme që Parlamenti në Shqipëri të punojë si një parlament i plotë dhe efecient. Ne dëshirojnë të kemi bisedime konstruktive mes parlamenteve gjatë gjithë kohës dhe ndoshta çështja më e rëndësishme është liberalizimi i vizave”, – nënvizoi ai për këtë çështje. Në fjalën e tij kryetari i Parlamentit Evropian shprehu mbështetjen e institucionit që kryeson si për këtë proces, ashtu edhe për situatën më të fundit në Veri të Shqipërisë. “Ne vlerësojmë përpjekjet e qeverisë shqiptare për menaxhimin e situatës për evakuimin e njerëzve nga zonat e rrezikuara dhe, siç tha zonja Kryetare, disa minuta më parë e gjitha kjo mbështetet gjerësisht nga Parlamenti Evropian. Është një situatë tipike, ku ne do të tregojmë ndihmën dhe mbështetjen tonë në këtë rast”, – theksoi ai në konferencën e përbashkët për shtyp. Ndërsa kryeparlametarja Topalli shfrytëzoi rastin për të falënderuar me këtë rast presidentin e PE-së dhe organizmat e lartë evropianë.

Ftesa e Topallit

Opozita ka të gjitha hapësirat për të ardhur në Parlament për të diskutuar dhe për të ngritur komisione hetimore për çdo gjë që është në përputhje me ligjin dhe me Kushtetutën. Në Kuvend ne kemi arritur dhe do të arrijmë kompromise shumë të rëndësishme. E ftoj atë që të respektojë rezultatin e zgjedhjeve, mandatin që i kanë dhënë shqiptarët për liberalizimin e vizave, integrimin e Shqipërisë dhe reformat që kemi përpara.

Vlerësimet e Buzek

Ne kemi marrëveshjen tonë të bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë si dhe midis dy parlamenteve: Parlamentit Evropian dhe atij shqiptar. Ky bashkëpunim është i nevojshëm dhe ne besojmë se të dyja palët janë shumë serioze në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne jemi gjithashtu duke menduar për të ardhmen e gjithë Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi rajonal i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm në këndvështrimin tonë.

Share and Enjoy:
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • MySpace
  • Reddit
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • LinkedIn
  • BlinkList
  • Propeller
  • Twitter
  • Google Bookmarks

Leave a Reply

Advertise Here
Advertise Here